“Myslimanët të mos më telefonojnë për blerjen e makinës”, njoftimi që shkakton zemërim në rrjet

Një shofer ka shkaktuar zemërim dhe reagime të shumta në Britani, pasi nxori një njoftim ku u bënte me dije blerësve se nuk do ta shiste makinën e tij për myslimanët.Personi i identifikuar si Steve, ka marrë dhjetëra telefonata nga përdoruesit e rrjeteve sociale, duke shprehur indinjatën e tyre për lajmin.Në xhamin e automjetit shkruhej: Muslimanët të mos më telefonojnë se nuk do t’ua shesë makinën time”.Një nga komentuesit pyet me të drejtë: Si do ta kuptojë fenë e blerësit?Sulmet në Bruksel kanë shkaktuar urrejtje fetare dhe racore në Britani dhe jo vetëm. Një burrë u arrestua pasi u “konfrontua” në Twitter me një grua myslimane në Britani pas sulmeve në kryeqytetin belg.lajmerim/Ora News/