A janë këta majmunë të shthurur seksualisht?
Bobos është një nga llojet e majmunëve, të quajtura ndryshe edhe si “shimpanzetë xhuxh”. Ato janë pakëz më të vegjël se kushërinjtë e tyre dhe është pak e vështirë të dallohen. Gjithsesi, ato kanë zakone të ndryshme."Bonobot kanë shumë stil", shkruante primatologu Frans de Waal në Scientific American në vitin 1995. Kjo specie ka zakonisht buzë të kuqe dhe një model të veçantë flokësh. Madje, disa prej tyre edhe i krehin ato, sigurisht në mënyrën e tyre.Në këtë lloj majmunësh, femrat janë dominuese, ndryshe nga shimpanzetë ku meshkujt kanë rolin kryesor. Ata kanë edhe sjellje të pazakontë seksuale.Femrat janë ato që i vardisen meshkujve, duke fërkuar organet gjenitale dhe duke bërë “rite” me fytyrën e tyre. Marrëdhëniet janë poligame dhe femrat bëjnë seks thuajse të shfrenuara, në disa raste edhe me minorenë të llojit.Seksi i tyre nuk zgjat shumë, thuajse një minutë. Megjithatë, një studiuese britanike ka një mendim tjetër për “Bobos-ët”, të cilat sipas saj, fërkimin e organeve gjenitale e bëjnë jo për të kryer vetëm marrëdhënie seksuale, por edhe për të tejçuar mesazhe të tjera. “Femrat shpesh përdorin fërkimet gjenitale për të shpërndarë tensionin mes dy grupeve rivale, duke shmangur dhunën gjatë luftimeve, por kjo nuk do të thotë se 'bonobos' janë të paaftë për agresion”, shkruan ajo.Femrat shpesh janë mjaft të dhunshme edhe ndaj meshkujve dhe kjo vihet re veçanërisht në kopshtet zoologjike. Madje shkojnë deri atje sa u “presin” edhe penisin meshkujve.Nga roli i femrave në grup, edhe djemtë e tyre marrin të njëjtën pozitë në shoqërinë e këtyre primatëve, ndaj ata mund të zgjedhin femrat që duan nga rangjet më poshtë.
/Ora News/