Aksident i rende me 3 te vdekur ne Kavajë. Dy prej viktimave moter e vella
Një aksident i rëndë me tre të vdekur është shënuar në fshatin Gosë, në superstradën Kavajë -Rrogozhinë.Viktimat raportohen se janë dy djem dhe një vajzë Matilda Kule, Klajdi Xhebexhiu dhe Viron Kamberaj nga Lushnja.Aksidenti i rëndë ishte shënuar në mesnatën e e 24 marsit 2016. Policia duke sqaruar dinamiken thotë se si rezultat i ujit dhe xhamave te mbyllur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeret nuk kane mundur te dalin nga autovetura, duke gjetur vdekjen."Aksidenti ka ndodhur naten ne kushtet e erresires, rreth ores 24-01; drejtimi i levizjes se autovetures se mesiperme fillimisht ka qene sipas drejtimit Lushnje- Kavaje ne afersi te degezimit - Gose.Shtetasit udhetonin nga Fieri ne drejtim te Aeroporti te Rinasit rreth ores 1 te mengjesit.Per arsye ende te panjohura mjeti ka ecur me marsh "indietro" si duket per tu parkuar ne piken e karburantit "Marsoka", i cili ndodhet ne krahun e djathte te rruges ku ka ndodhur ngjarja.Referuar kushteve te erresires, mungeses se parmakeve mbrojtes te ures mbi kanalin ne krahun e majte te rruges, mjeti ka dale nga rruga, pas ferkimit ne pjesen e poshtme te saj ku jane "te fresketa" demtimet e evidentuara.Me tej referuar shpejtesise se vogel te qarkullimit "mbapsht", eshte permbysur duke rene ne kanalin e mbushur me uje.Nga renia me pjesen e pasme eshte thyer xhami i pasem i autovetures e cila ka rene ne pozicionin "permbysur" me rrotat "lart".Si rezultat i ujit dhe xhamave te mbyllur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeret nuk kane mundur te dalin nga autovetura, duke gjetur vdekjen.Referuar kqyrjes se kujdesesshme te demtimeve siperfaqesore dhe ne pjesen e poshtme te mjetit mundesia me e madhe eshte dinamika e spjeguar me lart, nderkohe qe organi I Prokurorise dhe ekspertiza me e plote do te sqaroje rrethanat e sakta te ndodhjes se ketij aksidenti te rende me pasoje humbjen e jetes se tre shtetasve.[caption id="attachment_707506" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kanali ku ka rene makina dhe humben jeten 2 djem dhe nje vajze[/caption][caption id="attachment_707500" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aksidenti ne Gose te Kavajes[/caption][caption id="attachment_707492" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aksidenti ne Gose te Kavajes[/caption][caption id="attachment_707494" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aksidenti ne Gose te Kavajes[/caption][caption id="attachment_707502" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aksidenti ne Gose te Kavajes[/caption][caption id="attachment_707501" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aksidenti ne Gose te Kavajes[/caption][caption id="attachment_707500" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aksidenti ne Gose te Kavajes[/caption][caption id="attachment_707506" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aksidenti ne Gose te Kavajes[/caption]
/Oranews.tv/