Sulmet në Bruksel, dhjetë të arrestuar në Belgjikë, Gjermani dhe Francë

Më shumë se 10 persona janë arrestuar në tre vende europiane, Francë, Gjermani dhe Belgjikë, në përpjekje për të parandaluar sulme të tjera pas bombardimeve të Brukselit.Shtatë u arrestuan në Bruksel, dy në Gjermani dhe një në Paris.Ndërkohë hetimet për sulmet që shkatuan 31 të vdekur në kryeqytetin belg vijojnë, të përqendruara në periferi të Brukselit.Të paktën tre shpërthime janë raportuar në periferi të lagjes Schaerbeek gjatë operacioneve të cilat kanë nisur që prej mbrëmbjes së djeshme dhe që ende vijojnë.Zona është bllokuar, banesat po bastisen një e nga një teksa  banorët thonë se ka prezencë të lartë policie dhe se kanë dëgjuar shumë të shtëna.Gjatë natës së enjte, policia bege arrestoi 6 persona në rrethin Schaerbeek.Nuk ka ende të dhëna për identitetet e të arrestuarve apo lidhje të mundshme të tyre me sulmet.Ndërkaq, në në tjetër operacion kundër terrorizmit në veriperëndim të Parisit është arrestuar një tjetër person, i cili dyshohej se do të kryente një sulm terrorist.Ministri i Brendshëm francez, Bernard Casanueve tha se i dyshuari ishtë në një fazë të avancuar të përgatitjes së atentatit.Shtetasi francez është një nga krerët e grupit terrorist që kishte planifikuar të godiste Parisin.Burimet policore të cituara në mediat franceze thonë se i dyshuari ishte dënuar në mungesë në një vend tjetër evropian për rekrutim të të rinjve për të luftuar në Siri në krah të Shtetit Islamik.Indikacionet e deritanishme të hetuara nga autoritetet belge tregojnë se bombardimet e Brukselit kanë qenë të lidhura me sulmet e nëntorit të kaluar në Paris.Pas të dy tragjedive qëndron Shteti Islamik.arrestimeettt