Biznesmeni plagoset në një atentat pranë "Loro Boriçit", e qëllojnë brenda në makinë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mengjesin e së Premtes, 25 mars 2016, në qytetin e Shkodrës ndaj biznesmenit Berhan Vishnja.Ky i fundit u qëllua me armë zjarri rreth ores 06.30 minuta ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij duke shkuar në punë.Atij ju zu prite pranë kryqëzimit të Zdrales, në afërsi të Stadiumit “Loro Borici”.Sapo 52- vjeçari Vishnja ka mbërritur në zonë dhe është ndaluar për të parkuar,  pranë tij ka kaluar një motocikletë me 2 përsona, të cilët pasi iu afruan automjetit qëlluan disa herë në drejtim të tij.Për pasoje Vishnja ka mbetur i plagosur dhe u dergua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres. Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndersa dëshmitarët okular i kanë ardhur në ndihmë Vishnjes.Pas ndërhyrjes kirurgjikale ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe sipas bluzave të bardha 3 plumba e kane prekur atë, 2 në krah dhe një 1 në pjesën e barkut.Nga ana tjetër në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Sipas dëshmive të para, 2 autorët që kanë qënë në motoçikletë kanë patur në kokë skafanda çka e bën më të vështirë identifikimin e tyre.Si prove materiale policia ka sekuestruar  pamjet filmike të disa bizneseve aty pranë, për të mundesuar zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet nese Vishnja ka patur konflikte te mëparshme me shtetasit në fjalë apo ka qënë tentative grabitje.[caption id="attachment_707464" align="alignnone" width="620"]Foto nga vendi i ngjarjes Foto nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_707463" align="alignnone" width="621"]Foto nga vendi i ngjarjes Foto nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_707471" align="alignnone" width="612"]Foto nga vendi i ngjarjes Foto nga vendi i ngjarjes[/caption]/Oranews.tv/