Reagimi i krerëve serbë: Dënimi i Karaxhiç nuk duhet të përdoret për të sulmuar Serbinë
"Dënimi i liderit të serbëve të Bosnjes Radovan Karadzic nuk duhet të përdoret për të sulmuar Republikën e Serbisë". Ky është reagimi i koordinuar i krerëve të shtetit serb pas vendimit të Gjykatës së Hagës.Presidenti Tomislav Nikoliç përmes një deklarate i ka bërë thirrje klasës politike serbe në Bosnje Hercegocivë që të luftojnë për Republikën dhe njerëzit e tyre". "Serbia do të përmbushë detyrimet e saj në mënyrë të plotë dhe të përdorë të drejtat sipas Marrëveshjes së Dejtonit, veçanërisht të drejtën për të mbështetur Republikën Sërbska ", thuhej në deklaratën e Presidentit Nikolic.Në të njënjtën linjë dhe Kryeministri Aleksandar Vuçiç i cili gjatë ceremonisë përkujtimore për viktimat e bombardimeve të NATOS- paralajmëroi se Serbia nuk do të lejojë askënd që ta përdorë vendimin e Gjykatës së Hagës për të sulmuar politikisht apo në çdo formë tjetër Republikën e Serbisë. Më i ashpër në reagim është treguar lideri i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel i cili gjatë një tubimi deklaroi se Karaxhiç është i pafajshëm dhe u dënua vetëm për faktin se është serb. Ky është dënim i të gjithë popullit, kombit dhe historisë serbe" tha ultranacionalisti.Vojisllav Sheshel, vetë një ish i burgosur i Hagës, bëri thirrje për protesta, por pa dhunë. Në protestën e thërritur nga radikalët u pa një pjesëmarrje masive. Nga ana tjetër lidere nga e gjithë bota kanë reaguar pas vendimit të gjykatës së Hagës duke e cilësuar dënimin Karaxhiç vendosje të drejtësisë për viktimat e e ish-Jugosllavisë ./Oranews.tv/