U kap me një kovë kanabis, arrestohet 41-vjeçari
Një 41 vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës, pasi gjatë kontrollit në banesë iu sekuestrua një sasi kanabis sative në formën e boçeve të vendosura në një kovë."Policia arrestoi Agim Bekaj, 41 vjeç, banues në Shkodër pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen "Tepe" Shkodër, nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i'u gjet dhe i'u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: Një kovë e mbushur me një sasi materiali bimor në formë boçe, në gjëndje të thatë, e llojit Cannabis Sativa me peshë 1 (një) kg e 353 gramë. Një qese e mbushur me fara të dyshuara si ajo e bimës Cannabis Sativa me peshë 70 gramë”, sqaron policia e Shkodrës.Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.