Besnik Baraj: "Të ndalim ndërtimin e HEC-eve në Valbonë"
E konsideroj një lajm të mirë ardhjen e projektligjit për rehabilitimin e lagunës Kune Vain. Ky investim është në rezonancë me ndjeshmërinë që ka kjo qeveri për problematikën mjedisore që do e vlerësoja më të mirë se qeveritë e mëparshme.Këtë tipar e shoh në sektorët si: trajtimi i ujërave të zeza,problematika biodiversiteti, pyjet, gjuetia dhe nëpërmjet aksionit dhe edukimin e njerëzve. Falë sensibiliteteve të Kryeministrit kemi marrë inisiativa premtuese në sektorin e mjedisit.Sigurisht ky fakt përbën një kusht të nevojshëm por kjo nuk do të thotë se gjithçka është duke u zhvilluar konform një zhvillimi të qëndrueshëm.Ka rëndësi që sensibilitete të ngjashme dhe inisiativë të ketë i gjithë ekipi qeverisës. Më konkretisht. Pak vite më parë janë miratuar, duke shkelur ligjin e mbrojtjes së mjedisit dhe të zonave të mbrojtura, një mori hidrocentralesh, një pjesë e të cilëve i kemi denoncuar në fushatën elektorale të 2013.Vetëm në Gusht të vitit 2013, janë dhënë koncensione për ndërtimin e 9 HEC-ve në Valbonë (pak kush e ka marrë vesh). Ndërsa në 2009 ishte dhënë edhe një tjetër. Kontrata është firmosur nga zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës z.Enno Bozdo.VKM Nr.680, dt. 16.08.2013 , rreth dy muaj pasi humbën zgjedhjetHidrocentralet që projektohen të ndërtohen në Valbonë dhe përrenjtë e saj janë:HEC- 9A ValbonëHEC- 9 B Otergi i DragobisëHEC-13 Otergi i KautHEC-10 ValbonëHEC-11 ValbonëHEC-14 Shudenica në malin PotkuqHEC-15 ShudenicësHEC-12 ValbonëHEC-16 Shpella e KauritDo doja të inkurajoj qoftë ministrin e Energjitikës, qoftë atë të Ekonomisë dhe Mjedisit, për ndërprerjen e mundësive për ndërtimin e këtyre HEC-ve në këtë zonë të mbrojtur, jashtëzakonisht të rëndësishme për nga vlera natyrore. Imagjinoni në luginën e Valbonës, ndërtohen 10 hidrocentrale, duke masakruar atë bukuri që sapo ka ndjerë bumin turistik. Jam i bindur se Kryeministri do e refuzojë këtë process, por më pare ministritë përkatëse duhet të bëjnë pjesën e vet.Ne kemi ardhur në pushtet për t’u sjellë ndryshe nga PD, gjë të cilën po e tregojmë qartë në mbrojtjen e faunës, në mbrojtjen e pyjeve, në ndalimin e ndërtimeve pa leje, në detyrimin e pagesave në sektorin e energjisë, në zbatimin e rregullave të qarkullimit etj. A duhet t’i lejojmë ne këto hidrocentrale që janë në konflikt të hapur me ligjet, pa folur dhe për interesat e Shqiptarëve, pasi fatkeqësisht shpesh ato janë neglizhuar? Arësyet janë të thjeshta dhe të qarta:Lejet kanë më se dy vjet që janë dhënë dhe për fat skanë nisur punimet, pra ka një arësye ligjore për t’i anulluar.Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar të japë leje dhe e sheh të arsyeshme që të mos jepen.Nuk është pyetur komuniteti dhe pushteti lokal në B. Curri dhe në malësinë e Tropojës.Nuk është marrë parasysh efekti kumulativ i tyre, gjë që rekomandohet qartë nga forumet ndërkombëtare për këtë sektor, por dhe nga ligji i sotëm shqiptar që e parasheh këtë element.Dua t’i bëj një thirrje Ministrit të Energjitikës, personalisht atij, që ta vlerësojë seriozisht këtë problem, në nderim edhe të punës që ka bërë Prof Lekë Gjiknuri, i nderuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, i nderuar edhe si pioner i lëvizjes mjedisore në Shqipëri.Do të gjykoja, që kjo ministri duhet të sjellë argumente se pse nuk duhen bërë këto vepra, që më shumë sjellin dëm për vendin, se sa dobi për zhvillimin ekonomik në tërësi. Në shumicën e rasteve, ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se është më mirë të ndërtohet një hidrocentral i madh, se të ndërtohen një shumicë hidrocentalesh të vegjël, pasi këta të fundit kanë efekt kumulativ, duke dëmtuar mjedisin më shumë se një i vetëm, por i madh.Megjithatë, në rastin e Valbonës apo kanioneve të Skraparit, si dhe në të gjitha zonat e tjera të mbrojtura, do të thosha edhe njëhere, që nuk mund të cenohet e shkartërrohet në asnjë mënyrë dhe për asnjë cmim ajo bukuri dhe pasuri, që natyra na ka falur në shekuj e që kemi detyrim t’ja u trashëgojmë brezave pa i kompromentuar.Lejimi i ndërtimit të hidrocentraleve në këto zona, do të na vendoste jo vetëm përballë përgjegjesisë ligjore, por edhe asaj morale dhe kombëtare edhe ndaj brezave të ardhshëm.