PD bllokon foltoren: Siç dërguat Koçon në Kushtetuese dërgoni dhe Sulin e Leskajn

Opozita vijon marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin.  Seanca e sotme parlamentare vijoi teksa deputetët e  PD-së mbanin të bllokuar foltoren duke deklaruar se nuk do të ketë zhvillim normal të seancës nëse maxhoranca nuk do të çojë para drejtësisë dhe deputetët Rakip Suli dhe Valentina Leskaj. Këta të fundit opozita i akuzon për shfrytëzim të fondeve publike.PD kërkon anulimin e vendimit të Parlamentit për mos dërgimin në Kushtetuese të deputetit Rakip Suli.Eduard Halimi: Refuzimi që ne bëjmë për tia kaluar Gjykatës është arbitrar. Marrja e kompetencës së Gjykatës Kushtetuese këtu në parlament për të thënë se kush është fajtor dhe kush jo dhe shndërrimi i Parlamentit në një kryegjykatës është grusht shteti ndaj Gjykatës Kushtetuese. Cuat Koçon çoni në Kushtetuese dhe Sulin e LeskajSeanca vijon teksa opozita ndodhet e ngritur në këmbë në foltore ndërsa deputetët e maxhorancës diskutojnë pr/ligjet nga vendi.Edhe votimet e pr/ligjeve në rendin e ditës  janë votuar teksa opozita mbajti të bllokuar foltoren. Opozita nuk mori pjesë në votim.Sot në Kuvend u uruan dhe ditëlindjet e kryetarit Ilir Meta dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.[caption id="attachment_706643" align="alignnone" width="665"]bushati Ministri Ditmir Bushati sot ne seance[/caption][caption id="attachment_706646" align="alignnone" width="640"]Meta Kryetari i Kuvendit Ilir Meta sot ne seance[/caption]Rreth orës 11:00 të paradites së sotme, opozita bllokoi foltoren e Kuvendit.Deputeti socialist do të replikonte pas fjalës së deputetit të PD-së Eduard Halimi i cili lexoi sërish sot kushtet e PD-së për kthimin normal të punimeve të kuvendit.Eduard Halimi: PD akuzon Rakip Sulin si një nga deputetët që ka shfrytëzuar fonde publike. “Ky parlament nuk mund të vazhdojë misionine vet pa larguar deptuetët që dyshohet se kanë shfrytëzuuar fondet publike dhe pa i vendosur ata para ligjit. Shumica injoroi vendimet e Gjykatës Kushtetuese”Kur foltorja e Kuvendit u bllokua nga deputetët e opozitës, kryetari Ilir Meta urdhëroi ndërprerjen e seancës për 5 minuta pushim.Kuvendi i nisi punimet duke mbajtur një minutë heshtje për viktimat e sulmeve në Belgjikë Vendimi i grupit: PD vijon qëndrimin e kushtëzuar ndaj parlamentit deri në plotësimin e kërkesavePër të pestën javë me radhë Partia Demokratike do të vijojë marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin e Shqipërisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, pak para nisjes së seancës plenare.PD kërkon të zbatohet vendimi i Kushtetueses për mandatet e deputetëve.