"Shteti Islamik ka përgatitur 400 luftëtarë për të sulmuar Europën"

Të paktën 400 luftëtarë të Shtetit Islamik janë përgatitur për të sulmuar Europën në mënyra të ngjashme me sulmet e Parisit dhe ato të Brukselit. Ka qënë ky paralajmërimi i ardhur nga agjensia e lajmeve, The Associated Press, ku bëhet me dije se kjo organizatë terroriste po përgatit një valë të re sulmesh në kontinentin e vjetër që mund të kërcënojnë seriozisht sigurinë e qytetarëve.Sipas disa burimeve anonime nga zyrtarë të lartë të autoriteteve të sigurisë në Europë dhe në botë, ISIS ka ngritur ekipe special për të ekzekutuar goditje që qëndrojnë në të njëjtin nivel profesionalizmi me ato të njësive ushtarake.Terroristët që kanë goditur deri më tani në kontinentin e vjetër thuhet se janë trajnuar për vetëm disa javë. Megjithatë, Shteti Islamik, në kushtet kur po humbet shumicën e territoreve që ka nën kontroll në Siri dhe Irak, ka vendosur që të hartojë një strategji të re për të sulmuar, duke mundësuar një trajnim më të avancuar për militantët.Alarme të ngjashme kanë ardhur edhe më herët nga zyrtarë të lartë të vendeve Europiane. Agjensia ligjzbatuese e BE-së, Europol, ka paralajmëruar më herët se Shteti Islamik po përgatit goditje të tjera terroriste për shtetet e kontinentit të vjetër. Ndërkohë, edhe vetë kryeminsitri i Belgjikës, pas sulmeve të Brukselit, deklaroi se ndjente keqardhje por jo habi nga shpërthimet në kryeqytetin belg, pasi dicka e tillë ishte paralajmëruar nga agjensitë inteligjente./Oranews.tv/