Del nga rruga furgoni i pasagjerëve në Fushë Bulqizë, plagosen 10 persona

Një furgon pasagjerësh është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Fushë Bulqizë.Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se mjeti që po udhëtonte nga Bulqiza drejt Peshkopisë ka dalë nga rruga dhe  është përmbysur.Si pasojë 10 persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, ku dhe kanë marrë ndihmën mjekësore.Sipas bluzave të bardha të plagosurit kishin lëndime të ndryshme, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Një pjesë e tyre pas mjekimit kanë lënë spitalin.Mjeku: Sot rreth orës 07:45 mora njoftimin tek urgjenca që është rrëzuar një makinë dhe ka të aksidentuar. Për 10 minuta erdhën, ishin 10 persona me dëmtime të ndryshme, të kokës, këmbëve, krahëve, krahërorit. Por nga grafitë që bëmë konstatuam që asnjë person nuk kishte fraktura. Gjendja e të plagosurve e konstatuar nga ana jonë është jashtë rrezikut për jetën. Pasi u bënë të gjithë ekzaminimet e mundshme dhe terapitë për secilin, konkludojmë që janë jashtë rrezikut për jetën dhe shumica prej tyre kanë lënë spitalin dhe kanë ikur në shtëpi.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.bulqizeeeefurgoniaksidenti bulqize