Karaxhiç dënohet me 40 vjet burg, fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit

Gjykatësit e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara të Hagës kanë shpallur vendimin se ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, është fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, duke e dënuar atë me 40 vite burg.Gjykata tha se si komandant suprem i Republikës Serbe të Bosnjës, Karaxhiç në vitin 1995 kontrolloi forcat serbe që masakruan 8000 burra dhe djemë myslimanë në Srebrenicë.Kjo ishte masakra më e tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore.Gjykatësit e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara të Hagës kanë thënë gjithashtu se lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është përgjegjës për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje dhe përndjekje, në komunat e Bosnjës, një nga dy akuzat kryesore me të cilat ai përballej.Ai është liruar nga akuza për gjenocid, në ndërlidhje me komunat. Kjo akuzë e dytë për gjenocid akuzonte Karaxhiqin për udhëheqjen e një fushtate, për spastrim të myslimanëve në Bosnjë, si dhe kroatëve, nga të gjitha qytetet në vend.Karaxhic, që qëndroi në arrati për 13 vjet pasi u akuzua në 1995, po ashtu përballet edhe me akuza në lidhje me rrethimin 43 mujor të kryeqytetit boshnjak, Sarajevë, ku vdiqën më shumë se 5 mijë civilë.Ai u arrestua në një autobus në periferi të Beogradit në korrik të vitit 2008, ku kishte jetuar duke u maskuar si një doktor i mjekësisë alternative. Karaxhiç kishte rritur flokët, kishte lënë mjekër dhe kishte vendosur syze për të mos u njohur.Pas arrestimit, u ekstradua në Holandë për t’u përballur me gjykatësit e Hagës.Ai është munduar pa sukses ta vonojë gjyqin e tij ndërkohë që ka tentuar të rrëzojë edhe akuzat me pretendimin se ish-ndërmjetësi amerikan për paqen, Ricard Hollbruk, i kishte ofruar atij imunitet në vitin 1996 nëse largohej nga jeta publike.[caption id="attachment_706844" align="alignnone" width="624"]Radovan Karaxhiç Ne te majtë momenti kur u arrestua. Karaxhiç jetonte si doktor i mjekesise alternative.[/caption][caption id="attachment_706848" align="alignnone" width="624"]Karaxhiç ne gusht 1995 Karaxhiç ne gusht 1995[/caption]