Dënohen me rreth 70 vite burg 4 shqiptarët anëtarë të së njëjtës familje, vranë italianin

Katër anëtarët e një familje shqiptare janë dënuar nga drejtësia italiane.Plot me 18 vite burg është dënuar shtetasi Arjan Ziu, 50-vjeç, ndërsa me 17 vite burg është dënuar vëllai i tij, Mikaeli, 53 vjeç. Po aq janë dënuar edhe fëmijët e këtij të fundit, Rudi dhe Antonio, 26 dhe 19 vjeç.Ata akuzohen për vrasjen e shtetasit italian Roberto Tizi, 36-vjeç, vrasje e ndodhur më 7 qershor të vitit 2015.Ata qëlluan për vdekje me armë zjarri shtetasin italian në  Martinsicuro, teksa ai po kthehej në shtëpi.Prokurori i çështjes kishte kërkuar dënimin e tyre me nga 30 vite burg, por gjyqtari Roberto Veneziano, ka vendosur këtë masë dënimi. Gjithashtu, të akuzuarit do të duhet t’i paguajnë 30 mijë euro prindërve të viktimës./Ora News/