Komentet online, Harito: Ligjin nuk e propozon qeveria, është direktivë europiane

Ministri e Inovacionit, Milena Harito e ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” ka deklaruar se pr/ligji për mediat online nuk është një propozim i qeverisë shqiptare, por është një direktivë europiane e adoptuar në ligjin shqiptar.Harito: Është një pr/ligj, i cili ka ngjallur shumë debat. Ky është një projektligj që nuk e propozon  qeveria shqiptare, është direktive europiane e adoptuar në ligjin shqiptar.Direktiva europiane thotë që aplikohet për tregtinë elektornike.  Kemi edhe një vendim të Gjykatës së të Drejtave të njeriut, i cili shprehet për të njëjtën gjë.Portali ka një difernce esenciale me shkrimin e shkuar. Në mediat online, përvec përmbajtjes që editohet kemi dhe komentatorë anonim ose jo, por për të cilët portali nuk mban përgjegjësi apriori. Ai bëhet përgjegjës që nga momenti që njoftohet, ky është thelbi i ligjit.Ministrja Harito, përballë gazetarit Lutfi Dervishi, kryetares se FRESH, Joleza Koka dhe ekspertit ligjor Darjan Pavli u përpoq të shpejgonte thelbin e ligjit.Po ashtu Harito tha se gjoba në ligjin aktual është 200 mijë lekë të reja.Harito: Përpara disa muajsh deputetja Majlinda Bregu ndërmori një nisëm për ndryshime të kodit civil për të bërë përgjegjës portalet apriori për përmbajtjen e komenteve. Ky ligj dallon në mënyrë shumë të qartë përgjegjësinë që ke apriori për përmbajtjen tënde dhe faktin që nuk je përgjegjës për komentet e të tretëve. Por që nga momenti që dikush, pra flasim tek e tek, një njeri shprehet dhe një njeri ndihet i cënuar dhe thotë dakord tjetri shprehet, por edhe unë shprehem, kam një bazë ligjore për tu mbrojtur dhe në këtë rast është futur elementi i çaktivizimit dhe pikërisht jemi në rastin e Delfit. Çështja nuk është se Delfi nuk ishte marrë pasat nga të gjithë portali për të bllokuar ose eliminuar apriori komentet fyese, por pasi mori dijeni për një koment të konsideruar fyes ndenji 6 javë përpara se ta çaktivizonte dhe çështja vjen te koha. Ndërsa për vlerën e gjobës kjo është çështje e diskutueshme, jemi akoma në periudhën e diskutimit. Nuk është kjo thelbi. Gjoba është në ligjin ekzistues, vlera e gjobës mund të diskutohet. Gjoba aktualisht është 200 mijë lekë të reja, në ligjin ekzistues.Peshorja e të drejtës rëndon, pra ka shumë të drejta komentuesi anonim dhe ka shumë pak të drejta personi i cënuar dhe këtë rregullon direktiva.