Izraeli konfiskon një tjetër territor në Bregun Perëndimor të pushtuar
Një tjetër hapësirë e madhe toke është rrëmbyer nga Izraeli në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka thënë një zyrtar izraelit.Një organizatë joqeveritare tha të martën se Izraeli kishte konfiskuar rreth 234 hektarë tokë në një zonë në jug të qytetit të Jerikos më 10 mars.Grupimi tha se planet e qeverisë izraelite për të zgjeruar vendbanimet hebraike në zonë janë futur në fazën përgatitore për zbatim."Në vend që të përpiqet të zgjidhë situatën, qeveria është duke i shtuar benzinë zjarrit dhe duke dërguar një mesazh të qartë për palestinezët, si dhe për izraelitët, që nuk ka asnjë qëllim për të punuar drejt paqes midis dy shteteve", tha organizata izraelite.Konfiskimi i hapësirës në fjalë u konfirmua edhe nga Organizata për Çlirimin e Palestinës./Ora News/