Pranga 3 kosovarëve të dyshuar për terrorizëm, udhëtonin me një makinë me targa të Belgjikës

Policia gjermane tha të martën në mbrëmje se ka arrestuar tre persona nga Kosova si të dyshuar se  kanë lidhje me terrorizmin.The Guardian shkruan se arrestimi i tyre u bë në  autostradë Mynih-Salzburg në kufi me Austrinë, në një makinë me targa të Belgjikës, të cilën e kishin marrë me qera.“Të tre të dyshuar nga Kosova janë arrestuar para sulmeve që vranë të paktën 30 persona në një stacion metroje dhe aeroportin  ndërkombëtar në Bruksel”, shkruan The Guardian.Një zëdhënës i prokurorisë në rajonin e Bavarisë ka konfirmuar raportet e mediave gjermane, por nuk është e qartë nëse kanë lidhje me sulmin në Bruksel.Treshja kosovare po ngiste një makinë me targa belge të Brukselit. Dy prej të arresturave ishin vëllezër.Mediat në Kosovë shkruajnë se njëri prej të arrestuarve kishte fletëarrestim kur fshihej në Kosovë dhe për të kishte një urdhër dëbimi nga Belgjika.Gjermania ka rritur masat e sigurisë në aeroporte, stacione treni dhe kufijve me Belgjikën, Francën, Holandën dhe Luksemburgun, pas shpërthimeve në Bruksel./Oranews.tv/