Brukseli sot në darkë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2016, 22:07
Kryeministri i Belgjikës Charles Michel iu bashkua sot në mbrëmje turmës së njërëzve të mbledhur në sheshin Place de la Bourse në Bruksel për të ndezur një qiri në kujtim të viktimave të sulmeve të ditës së martë.Homazhi i improvizuar u mbajt në zemrën e qytetit, me mesazhe ngushëlluese, zemërimi dhe dashurie nga njerëz nga e gjithë bota të cilët shkruajtën në trotuare me shkumës dhe ndezën gjithashtu qirinj.Disa njerëz interpretuan këngën “Imagine” të John Lennon. Ndërkohë që të tjerë qëndruan në heshtje të zymtë.

/Oranews.tv/