Justin Bieber fton Selena Gomez në koncertin e tij në Los Angelos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2016, 20:18
Justin Bieber po kërkon të kthehet sërish me Selena Gomez! Mbase këtë nuk e pohoi me zë të lartë megjithatë u kuptua pas fotos së fundit që postoi ku shfaqeshin përpara shumë vitesh.Duke mos u mjaftuar vetëm me kaq, këngëtari po ashtu ftoi Selenën në koncertin e tij të radhës në Los Angelos. Por a do të shkojë Selena?Kjo ende nuk dihet me saktësi, sepse këngëtarja nuk ka konfirmuar asgjë. Gjithcka që dihet është se Justin i ofroi opsione të ndryshme ish të dashurës së tij.Në fakt ai as që po pretendon që Selena të bërtas emrin e tij të radhet e para, por nëse dëshiron një biletë ai do tja jap me shumë kënaqësi në radhën VIP. Këngëtarja po ashtu mund ta ndjek nga prapaskena.