Ekuinoksi pranveror, mijëra vetë dynden në Piramidën e Diellit në Meksikë

Vizitorët u dyndën në Piramidën e Diellit në Teotihuacan, në Meksiko City, duke ngritur duart lart për ti shprehur nderimin dhe falenderimin diellit, përgjatë festimeve të ekuinoksin pranveror.Turistët por edhe vendasit nxituan të sigurojnë një vend në piramidën e shenjtë në qytetin Teotihuacan, që gejndet në veri të Meksiko City, për të marrë bekimin e diellit të parë të pranverës, që i mbush ata me energji përgjatë gjithë pjesës tjetër të vitit.Ekuinoksi pranveror ndodh në mes të muajit mars dhe shënon zyrtarisht nisjen e pranverës në hemisferën veriore.Vizitori vendas, Jaime Ramos thotë se është ngjitur në piramidë për të ndjerë energjinë dhe për tu lidhur me të ardhmen, për ta lënë të shkuarën pas."Është bukur për ne që të jemi pjesë e kësaj kulture. Është bukur të vish këtu, të ngjitesh lart dhe të ndiesh diellin" tha Ramos."Për ne ky është një vend shumë i rëndësishëm kulturor. Mendoj se përfaqëson kulturën e lashtë meksikane dhe është shumë interesante" tha Julie Parker, nga Shtetet e Bashkyuara të Amerikës.Shumë prej turistëve ishin veshur në të bardhë, që është edhe traditë e këtij eventi të përvitshëm.Emri Teotihuacan që do të thotë "Vendi ku burrat u bënë zotër" i është dhënë nga aztekët që kanë jetuar këtu në periudhën e viteve 700.Aztekët ishin mahnitur nga godinat monumentale. Ekspertët besojnë se Piramida e Diellit është një simbol i fertilitetit ndërtuar mijëra shekuj më parë dhe në këtë piramidë, influenca e djallit shuhet nga e mira.