Dokumentari për familjen mbretërore britanike transmetohet të dielën
Një dokumentar do të publikohet se shpejti dhe do të rrëfejë jetën pas kuintave, të familjes mbretërore britanike, mbi të gjithë atë të mbretëreshës Elizabeta II në prag të 90 vjetorit të saj të lindjes.Në klipet që tashmë janë gati për transmetim e që do të shfaqet në fund të kësaj jave në Britani e në mbarë botën, Kate, Dukesha e Kembrixh, shprehet se Mbretëresha e ka ndihmuar shumë që ajo të përshtatet me jetën publike. "Ajo është shumë bujare, nuk ka nguruar asnjëherë të më shprehë pikëpamjet e saj. Ka qenë një udhërrëfyese shumë e mirë për mua. Më ka mësuar si të sillem edhe në ditë me shumë angazhime. Një ditë në një angazhim në Leicester, unë shkova pa Uilliam dhe isha shumë në ankth. Ajo më mësoi gjithçka. Mendoj se kam ende shumë për të mësuar, kam ende nevojë për këshillat e saj. Ajo ka qënë shumë mbështetëse. Në fakt ajo më ka bërë të lumtur. Ajo ka bërë gjithçka për mua, deri në detajet më të vogla dhe kjo më ka treguar se çfarë njeriu është ajo, sa e dashur dhe e kujdesshme është" tha ajo.Ekipit që ka realizuar dokumentarin i është dashur të rrijë për ditë të tëra dhe të ketë akses shumë pranë familjes mbretërore.Ajo do të shfaqet premierë në ekranet britanike të dielën e 27 marsit.