Reagimi i maces kur sheh veten për herë të parë në pasqyrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2016, 19:04
Ky është momenti qesharak kur një kotele sheh veten e saj për herë të parë në pasqyrë dhe nuk mund të vendosë: të sulmojë, të vrapojë apo të kërcejë këngën e Michael Jackson “Thriller”.Video e cila mendohet të jetë filmuar në Amerikën e Veriut tregon macen e vogël duke u relaksuar në tapet kur pronari i afron pasqyrën.Kurioze, kotelja kërcen dhe ulet para asaj që ajo beson se është një mace tjetër.Shihni se si ajo tmerrohet kur sheh reflektimin e saj në pasqyrë:/Oranews.tv/