Ora e Tokës, në Taipei u fikën dritat dhe banorët kërcyen 60 minuta

Në Taipei Ora e Tokës u prit me festime në rrugët e kryeqytetit. Dritat u fikën në ndërtesën më të famshme të Tajvanit, në Taipei 101, për një orë, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për konsumimin e energjisë.Njerëz të veshur me kostume shumë ngjyrëshe, që përfaqësonin edhe specie të ndryshme kafshësh, kërcyen në rrugë fiks në orën 20:30 kur dritat u fikën.Mijëra vetë dolën në rrugë pavarësisht faktit se moti në Tajvan është vërtet i pazakontë, me temperatura minimale, me dëborë pavarësisht faktit se vendi është zyrtarisht në stinën e pranverës."Jam këtu në mbështteje të mbrojtjes së ambjentit, sepse janë bërë shumë ndryshime. Por është edhe shumë ftohtë njëkohësisht. Kjo klimë është anormale" tha një pjesëmarrës në festime.Pas një ore, në orën 21:30, dritat u rikthyen në të gjithë kryeqytetin.