Gjysmë vëllai i Adele e ka takuar vetëm një herë atë

Gjysmë vëllai i këngëtares Adele në një intervistë të dhenë së fundmi shprehet se ka shumë kohë pa folur me këngëtaren qoftë edhe në telefon dhe herën tjetër që do ta takojë motrën e tij do të jetë në një nga koncertet e saj të radhës.Cameron 20-vjec dhe Adele 27, janë motër e vëlla nga babai Mark Evans, i cili u nda nga nëna e këngëtares kur Adele ishte vetëm 3-vjec.Të dy janë rritur larg nga njëri-tjetrit, dhe janë takuar vetëm një herë gjatë gjithë jetës së tyre vitin 2007. Cameron thotë se motra e tij është ka qenë shumë e zënë me realizmin e albumit të saj të ri 25, me koncertet tani dhe me angazhimet që ka si nëna e djalit 3 vjecar Angelo.Cameron tregon për gazetën The Sun: ’Është e vështirë marrëdhënia jonë sepse ne nuk flasim asnjëherë. Nuk jemi fare të afërt dhe kjo është ajo që nuk më pëlqen. Unë jam shumë i afërt me nënën e Adele, Penny mbaj kontakt të vazhdueshëm me të, kryesisht nëpërmjet telefonit, ndërsa me Adele kontakti është dicka shumë e vështirë.’