Besimtarët Thai me tatuazhe të shenjta në tempullin budist

Një ceremoni e vecantë që zhvillohet cdo vit në një provincë të Bangkok-ut ka mbledhur bashkë dhjetëra mijëra besimtarë Thai. Besimtarët i nënshtrohen traditës për të pikturuar trupin e tyre ose për të rimbushur tatuazhet e tyre të shenjta.Kjo ceremoni organizohet në një tempull budist në provincën Nakhon Pathom , 80 kilometra në perëndim të Bangkokut dhe disa prej ndjekësve të këtij besimi janë shfaqur tejet të emocionuar teksa në trupat e tyre kanë pikturuar tigrin apo hardhucën e gjelbër, që simbolizojnë fuqitë mistike.Disa prej besimtarëve janë shprehur se tatuazhet e tyre ju japin siguri dhe i mbrojnë nga e keqja."Kam pësuar një aksident me makinë dhe shpëtova pa u lënduar, ndërsa puna ime ecen për mrekulli. Unë besoj se mjeshtri më ka bekuar." tha 27-vjeçari Ex Sakolpan, i cili mban në trupin e tij tatuazhin e shenjtë.Ndërsa një tjëtër besimtar, 45-vjeçari Saiyud Rampala u shpreh:"Secili nga pasuesit kanë besimet e tyre. Unë besoj se tatuazhi është i shenjtë dhe vjen si një bekim”.Tatuazhet në këtë tempull bëhen nga murgjit budistë të cilët përdorin një përzjerje bojë të vecantë, me një përqindje të vogël të helmit të gjarprit, bimëve dhe hirit të cigareve. Më majën e një gjilpërë që lyhet me këtë përzierjë një tatuazh i thjeshtë kërkon jo më shumë se 15 minuta kohë për t’u përpunuar.Pasi përfundon procesi që nis nga 3.000 shpime për një tatuzh tipik, murgu e bekon atë dhe e mbush me fuqinë mistike.Për të ruajtur shenjtërinë e tatuazhit, njerëzit që mbajnë duhet t’i binden pesë urdhëresave të Budizmit - vrasja, vjedhje, sjellje të pahijshme seksuale, gënjeshtra dhe si edhe marrja e drogës.Për besimtarët që thyejë rregullat, eksizton edhe një mundësi e dytë për të ribërë tatuazhet e shenjta.