Gruaja ndërton një shtëpi të re me kontenierë anijesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2016, 16:14
Ideja e kësaj gruaje të lë pa frymë me gjenialitetin e saj, e cila ka ardhur duke krijuar diçka fantastike nga gjërat më të thjeshta dhe funksionale.Claudie Dubreuil nga Mirebel,Quebec Kanada vendosi të ndërtojë një shtëpi me një material jokonformist ndërtimi. Fillimisht ajo gjeti një firmë ndërtimi, nga e cila porositi katër kontenierë të mëdhenj metalikë anijesh.Brenda dy javëve, konteinerët ishin gati dhe ndërtuesit arritën të ngrinin strukturën e shtëpisë në vetëm një ditë. Konteinerët më pas u mbuluan me dru pishe.Rezultatet ishin mahnitëse. Shtëpia nga brenda dukej e mrekullueshme dhe dritaret e mëdha panoramike krijonin një sens të shkëlqyer hapësire.
/Oranews.tv/