Afganët festojnë Vitin e Ri, luten për përfundimin e luftës

Mijëra banorë afganë janë mbledhur në Kabul, ne tempullin e Profetit Ali, kalifi i 4 i Islamit, për të festuar bashkë mbërritjen e vitit të ri, sipas kalendarit persian.Sipas traditës, afganët dolën që në orët e para të mëngjesit për të festuar, me flamujt në duar e me shpresën që lufta të mbarojë sa më parë."Shpresoj për një vit të lumtur të paqtë dhe të lavdishëm për të gjithë afganët, kudo ku janë" tha Ghulam Hussian, një banor i Kabulit."Jemi të lodhur nga lufta. Kanë kaluar shumë vite që vuajmë nga talebanët dhe tani nga ISIS. Zoti na riktheftë paqen dhe qeteësinë" tha Jaan Sultana, një 45 vjeçare afgane.Djemtë afganë kërcyen në rrugët e Kabul. Festimet janë pjesë e Vitit të ri, që festohet në shumë vende të këtij rajoni.