Kulla Eifel, edhe Parisi bashkohet me nismën, fiken dritat për 1 orë

Në Paris Ora e Tokës u shënua në kullën simbol të qytetit, në kullën Eifel. Në kuadër të 10 vjetorit të Orës së Tokës, dritat e kullës u fikën për 1 orë.Duke iu bashkuar 350 vendeve të tjera simbol në botë, si Katedralja Kombëtare në Uashington, Muri i Madh i Kinës apo Kullën e Tokio, edhe kulla Eifel u fsheh në errësirë në orën 20:30 minuta.Bashkë me të edhe Bradenburg Gate në Berlin apo Big Ben në Londër. Kësaj here pjese e vendeve pjesëmarrëse ishin edhe Libia dhe Algjeria.Në mbarë botën, 1.8 miliard njerëz në 6494 qytete në të 7 kontinentet janë bashkuar me këtë lëvizje.