Londra në gatishmëri, dyshime për 10 sulme terroriste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2016, 09:43
Polocia dhe forcat speciale në Londër janë udhëzuar për të qënë në gatishmëri të plotë pasi dyshohet se 10 sulme të njëpasnjëshme mund të godasin kryqytetin anglez.Agjencia kombëtare e krimit ka marrë urdhër të ndërmarrë masa të forta sigurie, pasi ekziston frika e atentateve të ngjashme me ato të Parisit. Një prej ministrave që ka dijeni me situatën deklaroi se plani ka qënë gati për 3 sulme, por me ajo çka ndodhi në Paris vërtetoi se duhet bërë më shumë se kaq.Ushtria është po ashtu gati për të ndihmuar forcat e rendit dhe njësinë e inteligjencës.Nën masa të forta sigurie është edhe Franca, pas arrestimit të Abdeslah e frikës për sulme të mundshme terroriste./Oranews.tv/