Obama do të takojë Raul Kastro, por jo liderin revolucionar Fidel
Një turmë e vogël, por shumë entuziaste përshëndeti Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama në fillim të vizitës së tij historike në Kubë, e cila hap një kapitull të ri mes dy vendeve pas dekadash armiqësi ndërmjet ish-armiqve të Luftës së Ftohtë. I shoqëruar nga zonja e parë Mishel, nëna e saj dhe dy vajzat Sasha dhe Malia, Obama mbërrti në orën 16:34 me orën lokale, duke shënuar një faqe të re në historinë mes dy vendeve.Udhëtimi tre-ditor, i pari nga një President amerikan në Kubë në 88 vjet, është kulmi i hapjes diplomatike të shpallur nga Obama dhe presidenti kuban Raul Castro në dhjetor 2014, duke i dhënë fund ftohjes që nisi kur revolucioni kuban përmbysi qeverinë proamerikane në vitin 1959.Kubanët kanë ndjekur nga ballkonet e shtëpive të tyre autokolonën e presidentit amerikan e drejtuar në qendër të qytetit pas një vizite në këmbë në qendrën historike të Havanës. Edhe aty turma brohoriste “Rroftë Obama, rroftë Fideli”, teksa familja presidenciale po shkonte të darkone në një restorant aty pranë.Obamat darkoi në restorantin San Cristobal, i drejtuar nga një Afro-Cuban, si pjesë e një hapje të kujdesshme ndaj sipërmarrjes private që nga koha kur Fidel Castro i dorëzoi pushtetin vëllait të tij Raul në 2008. Presidenti Obama do të zhvillojë bisedime me Raul Castro, por jo më liderin revolucionar Fidel. Gjithashtu ai do të takohet privatisht me disidentët, do të adresojë çështje të medias shtetërore dhe do të ndjekë një lojë bejzbolli të martën.Disa orë para mbërritjes së tij në Havana, policia arrestoi anëtarët e një grupi kryesor disident, të qujtur gratë e bardha, formuar nga bashkëshortet e të burgosurve politikë, të cilat ishin mbledhur përpara një kishe ku përpiqen të zhvillojnë protesta çdo javë./Oranews.tv/