Gazetari Ilir Ikonomoni blen një foto të rrallë e Fan Nolit në Ebay

Një foto e rrallë e Fan Nolit në moshën 58 vjeçare është blerë në Ebay nga gazetari i Zerit të Amerikës dhe studiuesi Ilir Ikonomi. Në postimin në facebook ai thotë se fotoja mban datën 7 dhjetor 1940 dhe është bërë në Boston nga një gazetar amerikan.Noli bënte një jetë të qetë, ashtu siç duket edhe në këtë fotografi, ku ka dalë i menduar, në një pozë spontane, që e tregon më shumë studiues sesa prift.Në atë kohë, komenton më tej I Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe disa gazeta përmendnin ish-Kryeministrin Fan Noli si njërin ndër kandidatët për të kryesuar Shqipërinë pasi ajo të çlirohej. Natyrisht, në atë kohë, askush nuk e dinte se lufta do të zgjaste edhe 4-5 vite të tjera. Por Nolit i vinin shumë thirrje nga emigrantët shqiptarë që të bëhej udhëheqësi kombëtar i Shqipërisë së pasluftës.Më 1940, ai kishte më pak se një vit që kishte marrë shtetësinë amerikane dhe vazhdonte të ishte peshkop i Kishës së Shën Gjergjit në Boston. Nuk kishte shprehur ndonjë ambicie për t’u përfshirë në politikën e Shqipërisë së pasluftës dhe merrej më tepër me liturgji e me studime historike. 

Thuhet gjithnjë e më shpesh për një foto ose një dokument se “është i rrallë”, aq sa kuptimi i vërtetë kësaj fjale është...Posted by Ilir Ikonomi on Sunday, 20 March 2016