Aksidenti në Katalonjë, 8 prej viktimave ishin studentë italianë

Ministria e Jashtme italiane konfirmon se janë 8 italianë ndër 13 studentë të mbetur viktimë në aksidentin e rëndë të shkaktuar në Katalonjë të Spanjës, pas rrëzimit të një autobuzi.Në bordin e autobuzit po udhëtonin 57 studentë Erasmus të Universitetit të Barcelonës, pothuajse të gjithë të huaj nga 22 kombësi të ndryshme.Aksidenti ndodhi në një nga autostradat kryesore të rajonit të Valencias që lidh Spanjën me Francën."Me zemër të copëtuar për viktimat italiane e për jetët e humbura të të rinjve në aksidentin e Spanjës." shkruan Kryeministri italian Matteo Renzi në profilin e tij zyrtar në Tëitter.Qeveria spanjolle ka dekretuar dy ditë zyrtare zije për viktimat e këtij aksidenti ndërsa Presidenti i rajonit të Katalonjës Carles Puigdemont ka anulluar vizitën e tij të programuar në Francë./Oranews.tv/