Mbyllet pranvera e fluturimeve, ja fituesit e kompeticionit “Gjiro Open Air"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2016, 21:25
Pranvera e fluturimeve në Gjirokastër ka përfunduar.Kompeticioni ndërkombëtar ‘Gjiro Open Air’ shënoi edhe këtë vit një tjetër sukses në fluturimet e lira.Në garën sportive morën pjesë 40 pilotë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia dhe Italia.Çmimi i parë shkoi për Ardall Celina, në vendin e dytë u rendit Jovan Severov, ndërsa çmimi i tretë u nda mes pilotëve Berat Bejtullahut dhe Zlatko Spirkovskit.Përveç aspektit sportiv, ky event i organizuar nga Aeroklubi i Gjirokastrës në bashkëpunim me Albanian Open ka edhe një dimension të rëndësishëm për promovimin e pasurive natyrore dhe kulturore të rajonit të Gjirokastrës, në funksion të zhvillimit të turizmit.

