Rrëzohet helikopteri ushtarak në Indonezi, 13 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2016, 07:43
Një helikopter ushtarak në Indonezi është rrëzuar gjatë një misioni për të kapur militantin më të kërkuar të vendit.Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur të paktën 13 persona.Shefi i ushtrisë tha se helikopteri që po bartte 13 ushtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua në distriktin Poso, rreth 35 minuta larg nga vendi ku ishte nisur.Ai tha se autoritetet po i hetojnë shkaqet e rrëzimit të helikopterit, ndërsa shpëtimtarët po e kërkojnë edhe një ushtar që është i zhdukur.