Vendimi i KSHZ-së përplas pozitën dhe opozitën në Maqedoni

Pushteti dhe opozita komentojnë në mënyra të ndryshme vendimin e KSHZ-së për mos kontrollimin e rreth 124 mijë votuesve të dyshimtë. Nga LSDM-ja, anëtarët e së cilës mbrëmë e braktisën seancën e KSHZ-së gjatë vendosjes rreth kësaj pike, i bënë thirrje Komisionit të sqarojë para qytetarëve pse mori“Vendimi absurd i KSHZ-së, që mbi 124 mijë votues të dyshimtë të mos kontrollohen aspak, nuk është në përputhje me luftën parimore të cilën e zhvillon LSDM për të vërtetën dhe të drejtën. KSHZ këtë vendim absurd do duhet t’ua sqarojë qytetarëve. VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski deri dje thoshin se do të mbështesin kontrollin madje edhe të 2 milionë votuesve në listën e zgjedhësve dhe sërish gënjyen”, thuhet bë reagimin e LSDM-së.Nga VMRO-DPMNE edhe sot thonë se janë të gatshëm të votojnë edhe për kontrollin e 124 mijë votuesve, që në fakt janë persona që gjenden me punë jashtë vendit jo më shumë se 9 muaj. Opozita, shtojnë ata, ankohet sepse sërish dëshiron shtyrjen e zgjedhjeve.“Numri i kontrolleve që duhet të bëhen në terren është rreth 110 mijë, kjo do të thotë 100 mijë kontrolle të shtëpive, kjo do të thotë 100 mijë herë LSDM do të përpiqet të vërtetojë se votuesit ekzistues në vendin tonë nuk janë votues të vërtetë, por se janë fantazma”, deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.Nga BDI gjithashtu e theksuan faktin se përveç kontrolleve të nevojshme, ka kohë të mjaftueshme që kjo të bëhet në kohë dhe zgjedhjet të mbahen në datën e caktuar më 5 qershor.Ndonëse dje e braktisën seancën e KSHZ-së, nga njoftimi i LSDM-së nuk mund të përfundohet se ata do ta braktisin procesin në tërësi. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE thotë se beson në listën e tanishme të zgjedhësve dhe se në te nuk ka votues fantazma, pavarësisht faktit se votoi për atë se në listë gjenden mbi 300 mijë votues të dyshimtë.