Majko: Debati Rama- Blushi, hamletian. "FRESSH Voice" hapet gara për forumet rinore

Partia Socialiste ka hapur garën për zgjedhjen e strukturave dhe kreut të forumit të saj rinor, FRESSH. I pranishëm në ceremoni, kryeministri Edi Rama tha se besonte tek fuqia e të rinjve. Duke iu referuar jurisë që do përzgjedhë fituesit, që ka në përbërje Pandeli Majkon, Rama nuk ka shmangur batutat, duke deklaruar se nuk ka arriur ta korruptojë dot, ish- Kryeministrin.Kjo fundjave ka qenë e ngjeshur për socialistët. Një ditë pas Kongresit zgjedhor, PS i ka hapur udhë garës për strukturat dhe kreun e Forumit Rinor të saj, FRESSH.Takimi u mbajt po në Pallatin e Kongreseve, ku një ditë më parë ishin përplasur Edi Rama e Ben Blushi, dhe Pandeli Majko nuk i shmangu batutat.Majko: Ju shpejt do të jeni brenda kësaj salle. Dhe që ta bëni atë sallën tuajën, sigurisht duhet pak punë. Të mësoni dhe nga të metat tona: Të vendosni nëse do të bëheni pjesë apo jo e dialogut tonë të djeshëm hamletian "to be or not to be" - të jesh apo të mos jesh - të jesh apo të kesh - të votohesh apo të mos votohesh - të zbatosh apo të mos zbatosh - të jesh apo të mos jesh sërish.Kryeministri Edi Rama nuk iu rikthye debatit të Kongresit, duke u ndalur tek projekti "FRESSH Voice", një konkurs përmes të cilit në gjithë Shqipërinë do të zgjidhen liderët e rinj të Forumit.Rama: "FRESSH Voice", për ata të cilët duan të shfrytëzojnë mjedisin e komunikimit publik për aktivizmin qytetar në funksion të angazhimit të tyre për një komunitet më të mirë në shkollë, për një komunitet më të mirë në lagje, për një komunitet më të mirë në fshatin dhe qytetin e tyre dhe për një bashkësi më të mirë në atdheun tonë të përbashkët.Juria që do përzgjedhë të rinjtë, përbëhet nga Pandei Majko, ish-kryetarja e FRESSH Elisa Spiropali, aktori i humorit Gazmend Paja dhe botuesja Arlinda Dudaj.Juri, që i dha besim kryesocialistit se nuk do të kishte korrupsion në përzgjedhje.Rama: Kjo juri nuk korruptohet as nga tarafet, as nga kushërinjtë, as nga të njohurit dhe jo e jo pastaj nga ato mënyrat e tjera sesi korruptohen pastaj dhe juritë nganjëherë në këtë vend.Majko: Nga e nxore konkluzionin që jemi të pakorruptuar ne?Rama: E kam nga eksperienca, se nuk të kam korruptuar dot asnjëherë.Të rinjtë mund aplikojnë deri ne 20 prill në faqen e internetit fressh.voice.al për tu bërë pjesë e garës, më pas do të nisë edhe proçesi i përzgjedhjes.Gara finalizohet me zgjedhjen e Kryetarit që do të ketë disa kandidatë.Joleza Koka, kryetarja aktuale tha se nuk e ka vendosur ende nëse do rikandidojë./Oranews.tv/