Grabiti taksistin, Budini pranon krimin në Gjykatë: Shkova për t'i kërkuar falje por s'e gjeta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2016, 11:03
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për grabitësin e taksistit, i arrestuar dy ditë më parë.Eduard Budini pranoi krimin në Gjykatë, duke theksuar se kishte shkuar për t'i kërkuar falje taksistit, por nuk e kishte gjetur.Budini: Vajta t'i kërkoja falje taksistit, por nuk e gjeta.Pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e taksisë tregonin qartë momentin kur Budini i nxjerr armën dhe e kërcënon taksistin, duke i kërkuar paratë dhe një unazë floriri në gisht. Këtë të fundit, taksisti nuk pranoi t'ia jepte./Oranews.tv/