Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, 5 të vdekur e 36 të plagosur me kombësi të ndryshme

Pesë të vdekur dhe 36 të plagosur. Ky është bilanci tragjik i shpërthimit vetëvrasës në qendrën e Stambollit paraditen e kësaj të shtune.Shpërthimi me eksploziv u regjistrua në afërsi të sheshit “Taksim”, në një rrugë përpara zyrave të Guvernatorit të qytetit.Ministri turk i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu, tha se midis 36 personave të plagosur, 12 janë shtetas të huaj, ndërsa një është fëmijë.Shtatë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë në spital. Midis të plagosurve, gjashtë persona janë izraelitë, një gjerman, një islandez, dy irlandezë si dhe një shtetas nga Dubai.Një zyrtar i lartë turk i tha agjencisë së lajmeve Reuters se dyshimet paraprake e lidhin sulmin me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, ose një degë e saj, e cila ka kryer shpërthimin."Sulmuesi ka shpërthyer bombën para se të arrijë shënjestrën”, tha ai, duke shtuar se sulmuesi kishte planifikuar të kryente sulmin në një pikë ku kishte shumë njerëz.Bordi i Lartë i Radio dhe Televizionit të Turqisë (RTÜK) vendosi një ndalim të përkohshëm të transmetimit të fotografive dhe videove nga skena e sulmit.Sulmi gjithashtu solli reagime ndërkombëtare."I pikëlluar dhe  i tronditur nga shpërthimi në Istiklal. Ne ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe dëshirojmë që të plagosurit të kenë shërim të shpejtë”, shkruan në Twitter, ambasada e SHBA-ve në Turqi./Ora News/  

İSTİKLAL CADDESİ'NDE PATLAMA ANI KAMERADA!.......Posted by EGE HABER on 2016-03-19