Tigri Siberian noton përmes algave deri në fyt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2016, 13:00
Ky tigër Siberian të jep përshtypjen sikur është zhytyr në thellësi teksa noton përmes algave të gjelbra të një pellgu.Grabitqari lozënjar,i mbuluar me alga deri në fyt është fotografuar nga Soren Nielsen në Kopshtin Zoologjik të Kompenhagen në Danimarkë.Pasi kaloi pak kohë në pellgun 20 metra të gjatë, tigri shihet duke luajtur me një shkop.“Ishte një ditë me diell. Ai po vraponte e po luante kështu që mendoj se ai u fut në pellg për tu freksuar ose thjesht për tu argëtuar”- u shpreh për Daily Mail 31 vjeçari.
/Oranews.tv/