Carlos Acosta, balerini me famë botërore rikthehet në Havana
Ish drejtuesi i Baletit mbretëror në Londër, kubanezi Carlos Acosta, rikthehet sërish në balet por këtë herë në shtëpinë e tij me një kompani të re, që tashmë mban emrin e tij. Kompania do të ngjitet në skenë për herë të parë në prill.Ai u tërhoq nga baleti mbretëror vitin e shkuar në moshën 42 vjeçare. Costa vendosi të mos qëndrojë pa balet, duke theksuar se dëshiron që pasionin e tij ta ndajë me brezin e ri por këtë herë në rrugët dhe qytetin ku ai u rrit, ku atij i lindi pasioni për kërcimin, me të cilin hyri në librat dhe historinë e baletit botëror."Vendi im ma mundësoi që unë të bëhem një balerinë i mirë. Këtu dua ta trashëgoj talentin tim. Ky është vendi ku unë doja ta themeloja kompaninë time, shkollën time. Dua të krijoj një platformë të re, një rrugëtim të ri jo vetëm për Kubën por për mbarë botën" tha Acosta në Havana.Pasi u dërgua në një shkollë baleti si një taktikë disiplinore nga familja e tij që në rini, Acosta menjëherë shfaqi talentin e tij të madh për kërcimin. Ai u dërgua për të përfaqësuar vendin e tij në kompeticionet botërore, që në moshë të re dhe u bë zyrtarisht i pari balerin me ngjyrë në baletin mbretëror në Londër.Është konsideruar si një nga balerinët meshkuj më të mirë të gjeneratës së tij. Ka nisur të kërcejë që në moshën 17 vjeçare në një trup baleti profesionalisht deri vitin e shkuar, kur i dha fund karrierës së tij në skenë me koreagrafinë e krijuar nga vetë ai, Karmen.Për Acostën, tashmë është koha të investojë përgjithmonë në artin kubanez, në shtëpinë e vendlindjen e tij."Zemra ime është gjithnjë në Kubë. Mund ta kisha hapur kompaninë time në Angli dhe të kisha patur sukses. Por gjithçka dua është të bëj gjithnjë më të mirën dhe këtë mund ta bëj vetëm në vendin tim" tha ai.Kompania e re do të përformojë live në teatrin e rikostruktuar të Havanës, "Alicia Alonso Great Theatre" më 8 prill, me balet bashkëkohor e modern./Oranews.tv/