Miratohet statuti i ri , socialistët më 9 Prill shkojnë në referendum për kryetarin

Kongresi i PS-së vendosi që më 9 Prill  socialistët t'i drejtohen referendumit për të vendosur nëse duhet të shkohet në zgjedhje për kryetarin e PS sipas parimit një anëtar një votë, apo mandati i kryetari rikonfirmohet kur është kryeministër.  Ata  që u shprehën me votë kundër mbajtjes së referendumit ishin 6 anëtarë, mes tyre Arta Dade, Fatmir Xhafa dhe Ben Blushi.Deputeti Ben Blushi e quajti nul referendumin ndërkohë për Ramën është demokratizim brenda partisë.  Tre ministra, Tahiri, Bushati, Nikolla edhe pse kanë votuar pro në Kongres, ata nuk janë dakord me referendumin.  Kryetari i bashkise Tirane Erion Veliaj ishte pro referendumit.Pavarësisht se u votua për referendumin nëse duhet të ketë apo jo zgjedhje për kryetarin e partisë, në Kongres nuk u përcaktua qartë formulimi i pyetjes së referendumit.Po në orët e mbrëmjes së  të shtunës, 19 Mars 2016 Kongresi miratoi dhe ndryshimet statutore. Miratimi i statutit të ri u bë me votim të hapur dhe tre anëtarë votuan kundër: Ben Blushi, Ndre Legisi dhe Maqo Lakrori. Deputetja Arta Dade nuk mori pjesë në votim, ndërsa mbështetësja tjetër e Blushit Mimoza Hafizi, kur u votua në parim statuti, nuk ishte në sallë.Në statutin e ri, kur partia është në pushtet, mandati i kryetarit rikonfirmohet automatikisht, ndërsa zgjedhje zhvillohen vetëm nëse e kërkojnë 10 % e delegatëve të kongresit.Ndryshimet në statut, i hapën udhë kryesocialistit Edi Rama, që ti paraqiste Kongresit kërkesën e tij për referendum për çështjen  kryetarit, propozim që u kundërshtua fort nga  deputeti Ben BlushiPrej orës 10:00  Kongresi i PS-së vijoi punimet deri në orët e vona të mbrëmjes, gati mbi 10 orë debate dhe diskutime.[caption id="attachment_703407" align="alignnone" width="640"]rama selfie Ne foto: Rama teper i qete pas kongresit, bente selfie ne kohen kur Blushi fliste me gazetaret[/caption]Ja debati që u zhvillua para se të hidhet ne votimArta Dade: Ka një propozim nga një grup anëtarësh të Asamblesë Kombëtare që të zhvillohen zgjedhje për kryetar të PS-së sipas parimit një anëatr një votë dhe se do të ishte Kongresi që do të vendoste këtë gjë. Ne kërkojmë thjesht zbatimin e statutit. Ju po mbyllni kongresin dhe kjo kërkesë u la në hije pasi nuk u votua rendi I ditës për Kongresin.Gramoz Ruçi: Nuk mund ta mbyllim kështu, do të diskutohen të gjitha çështjet që janë lënë për në kongres. Ia jap fjalën kryetarit të partisëEdi Rama: Duhej votuar apo nuk duhej votuar 2.5 vjet më parë pas afatit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, që nuk u zhvillua 2.5 vjet më parë për arsye krejtësisht të qarta të shpjeguara të kuptueshme dhe për më tepër që nuk u ngrit si çështje nga askush, as brenda partisë as jashtë partisë as brenda Shqipërisë dhe as jashtë ShqipërisëArsye pse nuk u votua atëherë lidhej me pamundësinë për ti hyrë një procesi zgjedhor në parti krejtësisht të pakuptimet pasi sapo kishim marrë detyrën dhe kishim marrë detyrën në kushte dramatike për vendin që s’ka nevojë ti përsërisim.Partitë që e zgjedhin kryetarin me parimin 1 anëtar 1 votë janë parti të cilat kryetarin e zgjedhur me parimin 1 anëtar 1 votë e kanë edhe kryeministër në rastin kur partia fiton zgjedhjet.Megjithatë pavarësisht aspektit politik ka një aspekt formal për të cilin ne, unë, ju s’ka rëndësi nuk morëm masa që në momentin e parë.Nuk morëm që në fillim masat që një statut të përgatitur në opozitë dhe pa parashikuar deri në fund kushtet në qeverisje ta modifikonim siç e modifikum sot dhe siç e kanë jo vetëm, labursitët por edhe konservatorët britanikë, por edhe labursitët irlandezë, por edhe parti të tjera në veriun e Europës gjithmonë kur flitet për parti të mëdha.Vota e marrë për të qeverisur është e barazvlefshme me rikonfirmomion e kryetarit të partisë. Sepse partia merr një proces një anëtar një votë për të zgjedhur kryetarin dhe nuk ka sens të futet në zgjedhje pasi krytari është bërë kryeministër.Sidoqoftë unë besoj se pavarësisht shumicës stërabsolute që është e mendimit që duhet vepruar kështu, pra nuk duhen bërë zgjedhjet në parti, për sebeb se ky është sebeb nuk është parim, ka nga ana tjetër një pakicë që sado të vogël mendon të kundër dhe bindja ime është që shumica dërmuese e këtij kongresi nuk duhet të marri fuqinë e atyre që e bejnë zgjedhjen e kryetarti.Janë ata që duhet ta ndajnë këtë muhabet të stisur, janë ata që duhet të thonë që me votën e tyre nëse duhet të vazhdojmë duke konfirmuar mandatin mbi bazën e statutit.Unë ju kërkoj që kongresi të japë miratimin që kjo çështje mos jetë çështje debati me alibira dhe sebebe që bëjnë mu dhe as me cështje argumentash që nxjerrin njeri tjetrin, por të jetë një cështje që e zgjidhim me votim të gjithë socialistët në të gjithë Shqipërinë. Pra një referendum brenda parties, që rikonfirmon, që pavarësisht shumices  nuk i imponohemi një pakice të vogël, por i japim mundësi asaj pakice që të ndihet mirë duke e marrë përgjigjen jo nga tiranie e stërmazhorancës e kongresit por nga vullneti i lire i të gjithë anëtarëve të PS. Ky është propozimi im dhe ju ftoj ta mbështesim.Pergjigjet Blushi: Rama ka konflikt interesi. Statuti nuk u votua nen për nenBlushi: Së pari besoj që parafolësi ka konflikt interesi me këtë temë, megjithëse është mendimi i tij. Do të them dicka për këtë propozim nëse shkojmë në referendum ose bëjmë zgjedhjeE para referendum nuk bëhet për njerëz, zgjedhjet bëhet për njerëz. Ne sapo votuam statutin i cili nuk ka fuqi prapavotuese. Unë nuk kam pasur mundësi të votoj një ligj efekti i të cilit fillon sot.Ky statut që ne miratuam hyn në fuqi për zgjedhjet e ardhshme për kryetar të PS dhe për cdo norma që do na sanksionojë. Sot po nderpresim një normë që anulon në vitin 2016 zgjedhjet që duhet të ishin bërë në 2013.Këtë referendum e konsideroj antistatutor, të paarsyeshëm, të papranuëshëm, dhe një hile për ti ikur garës brenda PS. Ka tre vjet që ndodh kjo.Të bëjmë zgjedhje sepse nuk ka rrugë tjetër. Nuk është koha për referendum. Hajde bëjmë edhe referendum edhe zgjedhje, zgjedhje për kryetar partie, referendum për statutin.Ky kongres nuk ka bërë kurrë këtë që bëri sot, të miratojë një statut në parim.Ata që votuan kundër, që ky kongres ta votojë duhet ta votjë nen për nen dhe njerëzit të votohen sipas dëshirës.Vangjush Dako: Pak më parë ne të gjithë me tre vota kundër e miratuam statutin dhe për mua ai është I miratuar. Për mua fjala e kryetarit të bëjmë referendum më duket se kërkon ti bëjë qejfin Ben Blushit, por nuk do të thotë se do të bëjmë referendum. Statuti nuk e përmban që të bëjmë referendum. Nëse duam të largojmë kryetarin I jepet mundësia Grupit Parlamentar, anëtarësisë së PS për të shkarkuar kryetarin, por jo Ben Blushi për ta shkarkaur. Ne nuk mund të vazhdojmë të merremi me statutin se do  Ben Blushi të bëhet kryeministër. Kemi gjithë këtë kohë që merremei me statutin dhe nuk të bën statute Kryeministër, por është vota e popullit.

Edi Rama: Këtu bëhet një muhabet i kotë, për një arsye shumë të thjeshtë. Janë disa vetë që thonë duhet bërë kështu se ne e gjykojmë kështu. E drejta e tyre. Janë 1000 të tjerë që thonë “jo, duhet bërë kështu, pra ndryshe, se ne e gjykojmë kështu”. Tani, kush e ndan këtë punë? Nuk mundet dot që të vazhdojmë të torolisemi me një çështje ku ka kaq shumë përpjekje për të manipuluar thelbin. Është absolutisht e pavërtetë që kryeministrin e Britanisë, partia e fut në zgjedhje. Kryeministrin e Britanisë, partia e heq kur grupi parlamentar apo kongresi vendosin, dhe në statutin e ri këtë mundësi Partia e ka.

Pra, nëse 51% e këtij kongresi mendojnë që duhet ndërruar kryetari i partisë pavarësisht se është kryeministër, ata e fusin partinë në zgjedhje. Është absolutisht e pavërtetë që modeli i vetëm qenka modeli gjerman. Në modelin gjerman, kryetari i partisë zgjidhet siç zgjidhej kryetari i Partisë Socialiste përpara se të fusnim parimin një anëtar një votë. Injoranca nuk mund të jetë argument. Partitë që zgjedhin kryetarin me kongres bëjnë zgjedhje dhe rizgjedhje ciklike. Partitë që zgjedhin kryetarin me 1 anëtar 1 votë, kur fitojnë të drejtën për të qeverisur, nuk zgjedhin kryetarin për sa kohë kryetari është kryeministër. Në rast se vendosin të largojnë kryeministrin, patjetër që mund ta largojë grupi parlamentar, Kongresi, anëtarësia e partisë. Kjo është e vërteta, dhe nuk është një e vërtetë vetëm në Britaninë e Madhe. Është një e vërtetë edhe në vende të tjera. Është një e vërtetë edhe në Partinë Demokratike Italiane. Në Partinë Demokratike Italiane, kryetari i partisë hyri në zgjedhje. Fitoi zgjedhjet me 1 anëtar 1 votë. Hyri në zgjedhje për t’u bërë kryeministër. Nuk arriti dot të formojë qeverinë. U ribënë zgjedhjet me 1 anëtar, 1 votë, dhe kryetari i ri i partisë Matteo Renzi, mbasi u bë kryetar partie me 1 anëtar 1 votë, i tha Kongresit: “tani është radha ime të bëhem kryeministër”. Dhe për sa kohë Matteo Renzi do të jetë kryeministër, nuk do të bëhen zgjedhje në Partinë Demokratike Italiane. Pra në zgjedhjet e ardhshme, partia demokratike italiane do të futet me kryetar partie dhe kryeministër për tu konfirmuar Mateo Renzon. Kjo është e vërteta. Injoranca nuk është argument.

Këtu nuk është fjala, për të bërë referendum për person. Për sa më takon mua, për sa u takon 1000 vetëve këtu. Nëse përsa u takon pak personave këtu, është fjala për një person, më vjen keq, por duhet të durojë, sepse nëse ata e kanë me personin, unë s’e kam fare për personin. E kam për parimin dhe për çështjen. Dhe deri sot unë e shoh këtë si një çështje, jo si një betejë personale, nga ana ime. Kjo çështje kërkon sipas meje, për të respektuar, ata të cilët thonë; Ka diçka që s’shkon që ne të marrim një mendim më të gjerë. Nëse kjo parti do të ishte sot e privatizuar, pronari do e kishte mbyllur kongresin. Por kjo parti, jo vetëm që nuk është e privatizuar, por është partia e çdo socialisti dhe socialisteje dhe i takon çdo socialisti dhe socialisteje të vendosë dhe për një arsye tjetër, miqtë e mi. Për të mos lejuar që në këtë parti, alibitë mbi statutin të bëhen flamur për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste. Kjo nuk mundet të pranohet. Jo sepse jam unë kryeministër, por sepse kjo parti ka një të shkuar dhe ka një të shkuar nga e cila ka shumë për të mësuar, ashtu sikundër kjo parti ka një detyrë, dhe ka një detyrë, të cilën nuk mund dot ta relativizojë me dokrra hini, siç thoshte At Gjergj Fishta. Ne kemi detyrë të qeverisim. Patjetër që demokracia është garancia për pakicën, nuk është fuqia e shumicës. Kështu që për të garantuar një pakicë sado e vogël, se çështja, jo sebepi do të trajtohet me maksimumin e respektit, dhe për të vënë tullë tjetër, një gur  tjetër në murin e traditës demokratike të kësaj partie, unë përsëri ju them: Ne duhet të ngrihemi mbi personat. Duhet të shohim se çfarë kontributi mund të japim sot duke e kthyer këtë krizë artificiale në një mundësi për të dalë më të fortë. Për të dalë më të fortë të gjithë së bashku. Si të dalim më të fortë? Duke shkuar tek populli sovran socialist.

Është populli sovran socialist që duhet t’i japë fund duke e vulosur këtë çështje dhe duke thënë se nga është e drejta në këtë debat.

Unë dua t’ju siguroj se nëse do të ishte për personin, pra për mua, do të bëja zgjedhje në Partinë Socialiste sa herë të ndërronte stina. Por kjo s’është për personin. Do të ishte papërgjegjshmëria më e madhe që ne në vitin 2013 t’iu thoshim shqiptarëve: “Prisni tani ju, na dhatë një milion vota, e bëtë Partinë Socialiste forcë udhëheqëse për të realizuar një program kaq ambicioz dhe kaq të vështirë, por ne kemi një punë tjetër, sepse duhet të merremi pak me mandatin për kryetarin e partisë dhe kryeministrin.” Do të ishte një absurditet. E pikërisht pse ishte absurditet nuk u kujtua askush, si shkoi mëndja askujt që të thoshte: “Qoftë edhe formalisht, ta zgjidhim këtë çështje.”

Kjo po të ishte zgjidhur atëherë të jeni të sigurt s’do të kishte sot asnjë njeri që të çohej të thoshte problemi është që sot nuk është më cështja tek parimi statutor. Çështja është tek një axhendë tërësisht personale dhe këtë e dinë të gjithë, s’po them asgjë të re. Por edhe axhendat personale, sado jashtë vendit, jashtë kohës, sado jashtë të gjithë qëllimeve strategjike të një force politike si e jona, duhen në mos respektuar, se për t’i respektuar është e vështirë, së paku nuk duhet përjashtuar nga debati.

Pra, nëse i gjithë debati ngrihet mbi një qëllim të hapur, jo të mbyllur, për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste dhe për këtë vihet përpara një sebep formal i quajtur parimor, ne nuk merremi me qëllimin e hapur, s’ka problem merremi me sebepin.

Pavarësisht se për ne ky është sebep, respekti për veten dhe për këtë parti e kërkon që ne t’i shkojmë në fund demokratikisht. Demokratikisht do të thotë t’ia lëmë anëtarëve të kësaj partie ta ndajnë këtë debat, sepse përndryshe, jo vetëm që ky debat nuk mbaron as sot, as nesër, as pasnesër, po e keqja është që kjo është edhe ajo që kërkohet në fakt, që ky debat të mos mbarojë dhe që ky debat të bëhet i lodhshëm për njerëzit dhe që të cenojë PS-në.

Kjo është ajo që kërkohet. Hiri i të vërtetës e do ta themi hapur këtu. Atëherë ta mbyllim këtë debat midis nesh, sepse nuk e zgjidhim dot midis nesh. Jemi 1 mijë veta që themi kështu, janë 10 veta që thonë ashtu, nuk ka rëndësi. T’i respektojmë këta 10 veta dhe të respektojmë PS-në, ku asnjë person qoftë edhe në gabim nuk duhet të ndihet i nëpërkëmbur dhe i padëgjuar, po i duhet dhënë mundësia që të korrigjohet dhe që të gjejë rrugën për të kuptuar se mund të jetë gabim, mund të jetë dhe shumë gabim e mund të jetë në kohë për të mos shkuar në një gabim që pastaj bëhet një faj që nuk falet më brenda Partisë Socialiste. Referendum, ju lutem votën. 

Ben Blushi: Edi Rama ka mandat të skaduar 

Gramoz Ruçi: Statuti e ka zgjedhur shumë mirë me mocion mosbesimi. Jemi në rastin kur ka një mocion mosbesimi? Ti bëjmë mocion mosbesimi dhe ta cojmë Ramën tek anëtarësia për ta hequr, nuk ka.

Blushi më dëgjo. Nuk ka skaduar mandati. Në 2013 kemi kërkuar që kjo parti të vijë në pushtet dhe ky njeri të bëhet kryeministër. Mocion mosbesimi nuk ka. Nëse ka, ja ku jemi të kërkohet dhe ti bëjmë mocion mosbesimi këtu dhe ta bëjmë me votim të fshehtë.

Në grupin PS kemi ne të drejtë të gjejmë kryeministër tjetër dhe të bëjmë emërimin dhe shkarkimin e këtij dhe emërimin tjetër. As një rast të tillë nuk ka. Opsioni tjetër , mocion besimi.

Ndërhyn Edi Rama: Ka dhe rrugë tjetër statutore dhe i vëmë kapak pjesës tjetër si po qeverisim. Mocionin e besimit që i bie ta kërkoj unë, por unë jam i prirur të them që e gjithë kjo është një farsë dhe kësaj farse ti japë fund anëtarësia.

Ben Blushi: Cila është kërkesa për referendum?

Ruçi:  Të lutem Blush. të respektoj por mos bëj zhurmuesin. E thotë neni i statutit për referendumet, jo ky statuti që miratojmë, por ky që kemi.  Hedh në votë propozimin për të filluar. Unë them s’ka mbaruar mandati. Duhet apo nuk duhet bërë zgjedhje për kryetar të PS.Fatmir Xhafaj:  Meqënese kjo çështje u hap dhe u bë mirë që u diskutua, mendoj se një gabim nuk mund ta zgjidhim me një gabim tjetër që do të thotë se nëse kemi gabuar nuk duhetBlushi kishte shumë të drejtë kur trajtoi cështjen kohë më parë që lidhet me forumet. Por ama nuk ka asnjë të drejtë nga dita e sotme. Sot është votuar statuti, nëse e kanë votuar në parim është gabim. Votohet në tërësi, por nga sot ky statut ka hyrë në fuqi që do të thotë që ka shfuqizuar statutin e mëparshëm dhe ne nuk mund të bëjmë një proces me statutin e mëparshëm.Është e gabuar ideja e referendumit. E para nuk është një çështje e brendshme organizative, e dyta unë nuk kuptoj një gjë. Këtë statut e miratuat sot ju do të shkoni në referendum. Ju duhet të hiqni dorë nga referendum. O e keni votuar ose jo. Edhe ashtu edhe kështu nuk duhet të jetë. Unë do të votoj kundër referendumit. Nga sot të gjitha strukturat e PS zgjidhen me këtë statut. Pastaj nëse duam tja bëjmë qejfin kryetarit ja bëjmë, nëse duam tja bëjmë qejfin Blushit ja bëjmë.Ruci: Unë jursitët i respektoj shumë, por ata dalin barrikada e neneve. Unë i jap Xhafës të drejtë në një pikë. Nëse çështje do të ishte futur në rend dite duhet të ishte diskutuar para hyrjes në fuqi të statutit. Kjo është politike.  Kemi një cështje të diskutueshme.Për mua ky referendum të ngelet për të mbyllur këtë debat.(E hedh ne votim) Në 9 prill të shkohet në referendum.https://youtu.be/cIrgPQCsC18https://youtu.be/UVNk3nwWQIg https://youtu.be/oK1M7KIjfkEBushati: PS peng e një pakice? Bushati i përgjigjet Blushit: Jo çdo mizë që fluturon është ideRuçi kundër Kokëdhimës për projektet pilot falenderon Fatos NanonReforma në drejtësisë, Majko: Nëse nuk ka zgjidhje, zgjedhjeOra 17: 30 Mban fjalën Ben Blushi: "Nëse në PS kërkon pastrim nga krimi je armiku i mikut. Partia peng e një pakice"Ora 17: 20 Mban fjalen Mimoza Hafizi: "PS e Shkodrës armikun e ka pasur brenda, është drejtuar nga aventurierë"Ora 17:00 Mban fjalen Arta Dade: "Berishën dështuam ta çojmë para drejtësisë. Të hapet gara për kreun e PS"Ora: 14:50 Fino: Jam dakord me Blushin për statutin, por ndryshoj për sa i përket zgjidhjes së çështjesOra: 14:30 Rama flet për parkun tek Liqeni: Hoqëm frikën e protestave, edhe zagarët kërkojnë punë para kryeministrisëOra: 13:16 Pëllumbi: Statuti mund të jetë shkelur, Kongresi të rikonfirmojë kryetarinOra: 13: 05 Ndocaj: Nëse do të ketë garë për kryetar të PS-së do të kandidojPershendetja e Metes:  "E majta e bashkuar fiton gjithmonë bindshëm, reforma në drejtësi me rëndësi"Rama falenderon Nanon mesazh kundërshtarëveMë herët gjatë paradites kryetari i PS dhe Kryeministri i vendit Edi Rama iu drejtua 1500 delegatëve të kongresit me një fjalim të gjatë për afro 90 minuta gjatë së cilit kishin vend, përgjigjet për kundërshtarët e partisë dhe qeverisë kryesisht.Shefi i socialisteve zhvleftësoi që në fillim debatet për statusin dhe mandatin e tij, duke ftuar kritikët e tij që këtë debat ta bëjnë në pjesën e tretë të kongresit: “Ka një pakicë shumë të vogël këtu, që nga ky Kongres pret të gjejë sesi do t’i bëhet hallit statutor të mandatit tim dhe sipas tyre, unë këtu sot jam i pamandatuar. Për këtë do të flas në pjesën e tretë"Por “ata që duan mbytjen e anijes do të zhgënjehen” nënvizoi Rama Ndërsa mbrojti reformat e ndërmarra nga qeveria si të domosdoshme dhe që "askush nuk i bën dot po nuk i bëri PS", Rama tha se ne 30 muaj qeverisje nuk mund të bëhej më shumë tha se është i vetëdijshem se ka ende shumë për të bërë.Për këtë ftoi socialistët e Kongresit për fillimin e një dialogu të ri  nën moton  “Shqipëria axhenda 2025”. “Një dialog i ri për të kapërcyer mjegullën që përhapin mes nesh dhe njerëzve që na rrethojnë forcat e kundërta, jo domosdoshmërisht kundërshtarët”Kongresi i PS-së u përshëndet nga shumë përfaqësues të së majtës europiane përmes videomesazheve ose nga fjalimet në foltore.  Ajo çka u vu re èshtë se në mesazhet e politikanëve  ndërkombëtarë  lavdëruan Edi Ramën si lidershipi me vizion që di të orientojë në drejtimin e duhur partinë dhe Shqipërinë.Plot 11 vjet pasi i ka kërkuar shqiptarëve falje për qeverisjen e keqe, Rama falenderoi Fatos Nanon në distancë,  dhe Ilir Metën "për praninë, edhe për rolin kyç në ribashkimin e familjes socialiste"  ndërsa sulmoi opozitën.Punimet e kongresit te socialisteve u përshëndetën edhe nga Ilir Meta i cili e ka lënë këtë parti pas 13 viteve nga themelimi për shkak të mungesës së lirise dhe e gjen sot sërish në debatin për mungesë lirie dhe demokracie.Ish kreu i PS, Fatos Nano dhe kreu i PDIU, Shpëtim  Idrizi, por dhe Vangjel Dule, ish presidenti Alfred Moisiu  nuk janë në Kongresin e PS.Ndërkohë të pranishëm janë Eduard Ndocaj dhe Arben Ndoka, Spartak Ngjela dhe Skënder Gjinushi.Ora 12: 26 - 13: 45   Rama mbajti fjalen: Ata që duan mbytjen e anijes do të zhgënjehen Edi Rama: "Ata që duan mbytjen e anijes do të zhgënjehen. Nga ky kongres do të dalim më të gatshëm dhe më të bindur për ti cuar përpara reformat tona. Më të motivuar për ta rritur numerikisht dhe fuqizuar moralisht e politikisht PS.Falenderon Fatos Nanon e Dritëro Agollin.Edi Rama: Falenderoj Fatos Nanon. Dëshiroj të na bashkohet kur vjen dita e 25 vjetorit dhe uroj të gjejë fjalët e duhura për kontributin e lidershipit të tij demokratik në PS.  Çfarë na ka ndarë me të nuk i ndan më dysh dhe nuk bën që të hidhet poshtë kontributi i tijRama sulmon opozitën dhe I kërkon socialistëve reflektimEdi Rama: "Kërkesë për reflektim të përbashkët. Unë nuk jam njeriu i duhur. E di që nuk është e lehtë ka shumë baltë në rrugët e komunikimit publik. Makineritë e baltës nga më e madhja, SHQUP tek të tjerat rreth e rrotull tij I prodhojnë dhe shumëfishojnë nga të katër anët.   Ata nuk kanë madje as kokë, por kanë forcën e verbër të një të mbyturi të madh që kërkon të na mbysë edhe ne në llumin e tyre. Shpeshherë ia dalin duke na tërhequr në atë llum dhe në atë rast të dalim nga ai llum aty ku janë problemet e popullit dhe të njerëzve. Dhe ju lutem që askush të mos e marrë si një kritikë prej jush. Është një kërkesë për reflektim të përbashkët. Se kur të dalin përpara duart plot me baltë, gojë, sy plot më baltë, nuk është e lehtë të ngrihesh mbi nivelin e baltës. Merruni më shumë me njërëzit që përfaqësoni se me ata që përfaqësojnë të shkuarën. Ua kujton Saliu më shumë se askush tjetër, cdo të enjte në kuvend, dhe ua kujton PD që s'lë rast pa u treguar se ka një qafë që s'ka një kokë".Rama: Nuk kemi bere asnje padrejtesi si opozita Edi Rama: Nuk kemi bërë asnjë padrejtësi të qëllimshme në dëm të interesave kombëtare. Nuk kemi shitur ne ndonjë copë territor për ndonjë përfitim mizeralbël politik. Nuk kemi marrë në qafë jetë fëmijësh apo njerëzish për tu pasuruar me shitjen e municoneve. Nuk kemi grabitur me vendime qeveria pasuritë kombëtare dhe nuk kemi dhënë përmes koncesioneve në parlament. Nuk kemi shkatërruar ne planet e sipërmarrjeve private. Nuk kemi cënuar asnjë kanal mediatik dhe nuk kemi tharrë asnjë kënetë mediatike“Shqipëria axhenda 2025”Edi Rama: Është koha të hapim një dialog të ri për Shqipërinë. Njerëzit na dëgjojnë ne nga tv dhe mendojnë me të drejtë se jetojmë në një botë tjetër. Është koha që të hapet  partia Socialiste. Është koha të hapet në çdo komunitet. “Shqipëria axhenda 2025” . Mos harroni Askush nuk I bën dot po nuk i bëri PS Sulmon Ben Blushin dhe kundërshtarët Rama thotë se ka vende të lira pune por nuk ka persona të kualifikuar:  “Ne jemi krenarë që kemi çliruar Shqipërinë nga frika sunduese e 30 muajve. Kemi çliruar njerëzit që duan të protestojnë për gjithfarë arsyesh  apo mos arsyesh që nga ajo legjitime për të ndaluar ardhjen e armëve kimike deri tek mosarsyeja e shëmtuar për të ndaluar lodrat e fëmijëve në park. Para kam ditësh ishte një protestë para kryeministrisë me zagarë. Ishte një gjetje e bukur simbolikisht,  më kujtoi një aksion se kur qeveriste e djathta.  Në kohën tonë zagarët e gjahut i kërkojnë qeverisë llogari se pse janë të papuën për shkak të moratoriumit. Përtej shakasë kjo e punësimit është një fushë ku sado progres të bëjmë ne që nuk jetojmë në hënë porn ë një Euoropë që lufton çdo ditë me krizën e papunësisë asnjëherë nuk është e pamjaftueshme. Por kujtdo që më thotë se këto dy vjet e gjysëm që është rritur papunësia dhe janë ulur mundësitë për punësim I them pa asnjë droje ti nuk do apo nuk di të bësh  asnjë punë tjetër veçse të shash apo të aknohesh për qeverinë. Nëse nuk do është zgjedhja jote, vazhdo shaj në parlament, gazetë, rrugë, kafene facebook ku të duash. Qeveria as nuk të punëson dot as të ndalon të shash mbarë e prapë, por nëse nuk di mos u anko për qeverinë por merru me psenë dhe këtu mund të flasim. Është e pabesueshme sesi në këtë betejën tonë përgjatë perimetrit të shesh pushimeve rrugëve e kënetave mes Tiranës.  Në Shqipëri ka 26 mijë vende pune të lira në zyrat e punës Rama flet për parkun tek Liqeni: Hoqëm frikën e protestave, edhe zagarët kërkojnë punë para kryeministrisëPitella për Ora News: Referendumi është çështje primare në Italiramahttps://www.youtube.com/watch?v=tEOmRbT-O-E12: 10: Mban fjalën kryetari i LSi-së Ilir Meta “Jeni ndarë për disa kohë por jemi ribashkuar një herë e mirë shpresoj” tha Taulant Balla para se tia japë fjalën kryetarit të Parlamentit Ilir Meta.Nënkryetari  i Grupit PS-së Taulant Balla tha"  PS ka përgjegjësine dhe meritën për të ndryshuar Shqipërinë bashkë LSI. Jemi të vetëdijshem se sdo ja dilnim dot pa miqte e familjes sone, socialistët europianë. Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se gjatë këtyre tre viteve janë zhvilluar reforma të rëndësishme në vend që kanë shpëtuar ekonominë nga kolapsi ekonomik.rama metaOra 11: 30 Mesazhet e nderkombetareve: Të gjithë lavdërojnë Ramën Hanes Svoboda: Përgëzimet e mia pë Edi Ramën, lideri vizionar. Po përmbush axhendën europiane. Rama ka një dimension të ri, po bashkon rajonin.Ish kryeministri Gusenbauer: Kam besim në lidershipin e Edi Ramës. E ka treguar se është kryeminister i zoti. Ka personalitet, kurajoz dhe i përkushtuar. Toni Blair, ish kryeministri Britanik:  Lidershipi i Edi Ramës po i jep Shqipërisë një shtysë të rëndësishme. Vendi po bën progres hap pas hapi. Duam të shohim Shqipërinë në BE dhe nuk kam asnjë dyshim.Mesazhi i Stanishev, Presidenti  i Partive Socialiste Europiane:Lavdëroj Edi Ramën, për çdo gjë qe ka bere për të modernizuar dhe për të sjellë dinamika të reja. Kujtoj punën që bëri në Tiranë kur ishte kryetar bashkie, e transformoi, puna e tij po vijon, tani po modernizon Shqipërinë.[caption id="attachment_702836" align="alignnone" width="640"]Sergej Stanishev Sergej Stanishev[/caption]Ora 11: 18 Shultz: Reformat janë ende për tu bërëKongresi i PS-së u përshëndet nga Presidenti i Parlamentit Europian Martin Shultz përmes një videomesazhi“Duhet të tregojmë shumë kujdes që kriza të mos pengojë stabilitetin në rajon. Kur isha në Shqipëri pashë me sytë e mi arritjet mbresëlënëse por mos harroni se reformat janë ende për tu bërë. Keni mbështetjen e BE. Lavdëroj punën e Edi Ramës”martin shulz Ora 10: 44 Veliaj: Të dalim më të fortë nga ky KongresNis punimet Kongresi i PS-së. E hapi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke ururar mirëseardhjen "në shtëpinë më të madhe dhe më të fortë politike të Shqipërisë”I uron shërim të shpejtë Artan Lames. Erion Veliaj: “Dua ti uroj shërim të shpejtë Artan Lames pas një operacion të sukseshshëm . Ju ftoj të keni shumë debate. Tirana vetë ka hapur shumë debate. Debati është i mirë por të mos ngatërrojmë dicka. PS dhe kryetari nuk është qëllim në vetvete.  Të mos i trajtojmë garat tona si qëllim më vete.Kur ky diskutim të mbarojë do kemi proces votimi. Cështja është që të hënën që pasi të kemi diskutuar brenda shtëpisë Shqipëria na pret në krye të detyrës . Pasi të kemi mbyllur diskutimet në shtëpinë tonë shpresoj që nga ky Kongres të dalim më të fortëerion veliajOra 10:30 Ahmetaj: Nuk ka dy rrugë por vetëm një, Rama kryetar dhe kryeministër[caption id="attachment_702784" align="alignnone" width="640"]rama kongres Rama duke hyrë në Pallatin e Kongreseve[/caption][caption id="attachment_702781" align="alignnone" width="640"]ilir meta1 Ilir Meta duke hyre ne Pallatin e Kongreseve[/caption]Axhenda e Kongresit 1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në kongresin e Partisë Socialiste do të votojnë statutin e ri dhe anëtarët e asamblesë. Ndërkohë të dielën po ne Pallat Kongreseve hapen zgjedhjet per forumin rinore eurosocialist, për strukturat dhe kryetarin.Cfare do votohet dhe kush do të votojëNë kongres do të votohet për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare dhe 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore.  Çdo delegat do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij. Delegatët do të përcaktojnë nëse do të ketë referendum për mandatin e tij, brenda 30 ditëve nga kongresi.Të drejtën e votës përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme të partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish presidentBlushi me platformë Kryeministri, propozon 10 pika ekonomike si bëhet ShqipëriaSfidat e kongresit të socialistëve/Oranews.tv/