Pas 17 viteve, Princi Charles sërish viziton Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2016, 22:49
Pas 17 viteve, për ta vizituar Kosovën erdhi Princi Uellsit, Charles.
Në Aeroportin "Adem Jashari”, presidentja në ikje, Atifete Jahjaga dhe Garda Ceremoniale e FSK-së kanë pritur sot Princin e Uellsit, i cili ateroi rreth orës 18:30 së bashku me Dukeshën e Cornwollit.
Me të ardhur në Prishtinë, në një ndejë të organizuar nga ambasada britanike në Kosovë, ai u prit edhe nga personalite politike të vendit.Diçka që u vërejt, ishte se, megjithëse tavolinat e caktuara shumë afër mes partnerëve të koalicionit dhe opozitës, krerët e shtetit nuk kanë përshëndetur ata të opozitës në momentin e ardhjes, duke përjashtuar presidenten Jahjaga.Në sallën ku pritej të vinte Princi Charles dhe Dukesha e Cornwollit, pas kryeministrit të Kosovës, të parët që arritën ishin liderët e opozitës.Pak minuta para se të arrinte Princi në hotelin ku ishte organizuar pritja, erdhi edhe presidentja në ikje, Atifete Jahjaga, e cila përshëndeti partitë e koalicionit në pushtet, ndërsa opozitën e përshëndeti me të arritur Princi.Me të mbërritur në hotelin ku ishte organizuar pritja solemne, ai ka filluar bisedat me lidershipin kosovar, fillimisht me ata të koalicionit qeverisës, e më pas me liderët e opozitës.Megjithatë, para princit Charles për të folur me liderët opozitarë u afrua edhe presidentja në ikje e Kosovës, Atifete Jahjaga.Derisa Princi bisedoi me të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryekuvendari Kadri Veseli lëshuan sallën të parët, madje para se të ikte edhe vetë Princi dhe Dukesha e Cornwollit.Vizita e Princit Charles, është e rëndësishme për Kosovën. Kështu tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se porosia e Princit të Uellsit për Kosovën, është pajtimi dhe dialogu mes popujve dhe feve, si dhe fuqizimi i qytetarëve dhe të rinjve.Sipas tij, Princi është i interesuar për të ndihmuar të rinjtë, në mënyrë që ata të fuqizojnë ëndrrat e tyre.“Tema e vizitës ka qenë pajtim mes popujve dhe mes feve, dialogu mes feve dhe popujve. Dhe gjithashtu fuqizimin e qytetarëve dhe të rinjve. Ai është shumë i interesuar për t’i ndihmuar të rinjtë, për t’i fuqizuar në ëndrrat e tyre dhe për të forcuar zërin e tyre në vendet e tjera dhe kjo është shumë me rëndësi”, theksoi ambasadori britanik.Vëmendje të veçantë, Princi Charles, sipas O’Connellit, do t’i kushtojë trashëgimisë kulturore. Kjo është edhe një prej arsyeve që Princi gjatë qëndrimit në Kosovë do ta vizitojë Prizrenin.Po ashtu, mes tjerash, gjatë qëndrimit këtu, Princi i Uellsit të bëj homazhe në Memorialin “Heroinat”, do ta vizitojë KFOR-in, si dhe do të jetë i pranishëm në një konferencë ndër-fetare.Me vizitën në Kosovë, Uells dhe Dukesha e Cornwoll përfundojnë turneun e tyre gjashtë-ditor në Ballkan. /KosovaPress/