Një ditë para Kongresit, Rama pret Ambasadorë, partitë aleate dhe delegatë
Kryeministri Edi Rama priti në një takim përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, përfaqësues të partive aleate nga partitë shqiptare në rajon si dhe ish-deputetë dhe ish-drejtues të lartë të PS.Në një fjalim të shkurtër, kryesocialisti i falenderoi të pranishmit, në veçanti ish-Ministrin e Jashtëm italian, Massimo D’alema.Rama: Falënderoj në mënyrë të posaçme ata që kanë ardhur nga Kosova, nga Maqedonia, nga Mali i Zi, përfaqësues të partive politike shqiptare, mikut tonë të shtrenjtë Massimo D’alema.Në përfundim të takimit, një prej anëtarëve të PS-së E’them Ruka i pyetur nëse duhet të ketë zgjedhje për kryetar të PS dha këtë përgjigje.Ruka: Kongresi është një eveniment i rëndësishëm për një parti politike, siç është PS, aq më tepër që është në pushtet. Ju e dini që ka një statut tashmë dhe nuk keni nevojë që të më pyesni mua.Ndërsa për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, Kongresi pritet të jetë racional dhe duhet të ketë një konfirmim të kryetarit.Pëllumbi: Do të jetë një Kongres entuziast, racional në vendimet që duhet të marrë. Do të ketë një konfirmim, nuk është themelore zgjedhja.Në mesin e debatit për demokracinë brenda partisë, kryetari PSD-së, Skënder Gjinushi, tha se tek e majta ka më shumë demokraci po ta krahasojmë me Partinë Demokratike.Gjinushi: Vlerësoj që PS në terësinë e vet ka treguar që ka demokraci të brendshme më të zhvilluar se PD, e cila ndër vite, ndër dhjetëvjeçar nuk i ka respektuar normat.