Franca do të kërkojë ekstradimin e Salah Abdeslam
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2016, 21:48
Franca do të kërkojë ekstradimin e trurit të sulmeve të Parisit nëntorin e shkuar.Në një konferencë për mediat me kryeministrin e Belgjikës, Presidenti francez François Hollande tha se pritet sa më shpejt të jetë e mundur ekstradimi i Salah Abdeslam, pas kapjes së tij të premten në Belgjikë.Hollande tha gjithashtu se të shtunën do të thërrasë një takim të Këshillit të Sigurimit të Francës.Abdeslam dhe dy të dyshuar të tjerë për sulmet në Paris u arrestuan në një bastisje të policisë në Bruksel.