Përplaset avioni rus, 62 të vdekur asnjë i mbijetuar
Një avion me pasagjerë është përplasur në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don duke vrarë 55 pasagjerët që ishin në bord dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, thonë zyrtarët.FlyDubai Boeing 737-800 i cili ishte nisur nga Dubai, devijoi nga pista gjatë përpjekjes për tu ulur në 03:50 ditën e shtunë.Nuk është e qartë çfarë e shkaktoi aksidentin por shikimi jo i qartë dhe erërat e forta konsiderohen si faktorë.Gjithashtu ka patur raportime për një zjarr apo shpërthim në bord.Raportimet thonë se avioni braktisi përpjekjen e parë për tu ulur dhe u rrotullua për dy orë para se të përplasej në përpjekjen e dytë.Shumica e pasagjerëve në fluturimin FZ981 ishin rusë, u shpreh guvernatori rajonal.Ndërkohë Reuters raporton tha se në listën e pasagjerëve ishin tre të huaj por kjo nuk është konfirmuar ende.Një video tregon momentin e përplasjes së avionit.
/Oranews.tv/