I vdes padroni në aksident në 2014, por qeni vazhdon ta presë buzë rrugës
Dihet botërisht, qeni është miku më i mirë për njeriun. Por vetëm një qen besnik mund të qëndronte anës një rruge në Siberi për më shumë se një vit nga dita kur padroni i tij humbi jetën në një aksident tragjik.E në fakt ka ndodhur. Qeni ka arritur të përballojë dimrin e ftohtë të Siberisë ku temperaturat zakonisht janë nën -5 gradë celcius me shpresën se padroni i tij një ditë do të kthehet. Madje refuzoi dhe ndihmën e ndokujt që kalonte atje.Ai njihet si “Hachiko Siberian” marrë shkak nga historia e qenit japonez i cili kthehej çdo ditë, për 10 vite, tek stacioni i trenit ku pronari i tij e kishte lënë para se të vdiste.Aksidenti ndodhi në vjeshtën e 2014. Edhe pse shumë njerëz u munduan ta kapin dhe ta strehonin ai nuk pranonte. Atëherë ata vendosën ti dërgonin atje ushqime.Madje vendosën dhe një kolibe, përgjatë rrugës Berkut që të çon në rajonin Tyumen Oblast.Madje qeni i shpëtoi një aksidenti kur një kamion shkatërroi koliben e tij që ishte vendosur buzë rrugës.E megjithatë qeni vazhdoi të kthehej atje në pritje të padronit të tij.Aktivistët pro kafshëve kanë nisur punën për gjetjen e një shtëpie të re dhe të një padroni të ri për qenin por nuk duket shumë e lehtë thotë Anastasia Selina, cituar nga Mail Online
/Oranews.tv/