Selena Gomez në kërkim të një mashkulli si Calvin Harris
Selena Gomez është në kërkim të një mashkulli ideal siç është Calvin Harris. Këngëtarja nuk ka patur asnjë lidhje serioze që pas të parit Justin Bieber, ndërkohë që pasi ka parë marrëdhënien e Taylor dhe Calvin ka reflektuar shumë.Selena është vënë në kërkim të një partneri më të madh në moshë se ajo, më të zgjuar dhe të vendosur.Burimi pranë aktores thotë: "Selena do shumë që të ketë një djalë më të madh se vetja, i cili të jetë pjesë e botës së showbiz por jo si një aktor apo këngëtar. Më tepër ai duhet të qëndrojë prapa kamerave dhe të marrë vendimet përkatëse rreth punës që do të bëhet. Kjo preferencë vjen sepse ajo e di që këta lloj meshkujsh janë të suksesshëm në punë dhe jetë, janë të pjekur dhe për më tepër nuk janë të llastuar apo mendjemëdhenj.’Por kanë kaluar shumë kohë që nga lidhja e saj e fundit me Justin, në një moment të caktuar edhe Selena ndihet e dëshpëruar që nuk ka një lidhje të re.Informatori shpjegon se si ja bën këngëtarja: "Selena e mban gjithnjë veten të zënë me punë për të mos u stresuar në gjetjen e nje partneri të ri. Ajo është gjithnjë në koncerte apo filma të rinj. Kështu mbulon dhe atë që ndjen përbrenda.’/Oranews.tv/