Operacion anti ISIS në Romë, në pranga dy shqiptarë nga Maqedonia
Një operacion kundër ISIS është ndërmarrë në Romë nga karabinerët e Ros në Itali gjatë mbrëmjes së 11 Marsit.Me urdhër të Prokurorisë italiane janë lëshuar tre urdhër arresti ndaj tre shtetasve, dy prej të cilëve janë shqiptarë të Maqedonisë. Ata janë: Vullnet Maqellara 41 vjec, Abdulla Kurtishi 26 vjeç si dhe shtetasi nga Tunizia Firas Barhoumi, i cili aktualisht gjendet në Irak si luftëtar i shtetit Islamik.Hetimet kanë vërtetur se ata po programonin atentate kamikaze në Irak, Francë e Siri.Ndërsa akuza ndaj shqiptarit maqedoans Abdulla Kurtishi është arratisje nga burgu e terrorizëm ndërkombëtar. Sipas policisë italiane maqedonasi Vullnet Maqellara e tuniziani Firas Barhoumi, 29 vjeç janë njohur gjaë kryerjes së dënimit në burgjet itaiane gjatë 2014 e fillim i vitit 2015. Pikërisht në këtë periudhë të bashkëjetësës së tyre në burg shqiptari Vullnet Maqellara është radikalizuar nën ideologjinë e shtetit islamik ISIS nga tuniziani Firas Barhoumi. Sipas mediave italiane ai komunikonte me Maqellarën gjatë kohës që ishte në Irak.Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më nëntor të 2015 menëjeherë pas arrestimit të Vullnet Maqelara nga policia italiane e Romës.Kush eshte Vullnet Maqellara?Shqiptari maqedonas Vullnet Maqellara, 41 vjec, i njohur me pseudonimin Karlito Brigande ka lindur në Debar të Maqedonisë. Para vitit 2014 është dënuar në Itali deri me 15 vjet burg për grabitje të dhunshme. Më pas është arrestuar në Shkup më akuzën e trafikut të qënieve njerëzore. Në Romë jetonte në lagjen Torre Spaccata, një nga zonat eperferisë jugore të qytetit. Kishte ndryshuar emrin e tij nga Vullnet Maqellara në Karlito Brigande në nderim të personazhit të filmit Carlito's Way. Më 2 nëntor të 2015 u ndalua nga policia italiane me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Prokuroria e Gostivarit nën akuzën e rrezikshmërisë publike, armëmbajtjes pa leje, zotërimi të materialit eskploziv. Për arsye hetimesh lajmi i arrestimit të tij është mbajtur sekret. Urdhëri i arrestimit të operacionit të natës së shkuar për terrorizëm ndërkombëtar i është komunikuar në burg ku ndodhet i arrestuar prej muajit nëntor të 2015.Lidhja mes shqiptarit dhe tunizianitGjatë kontrollit në banesën e Vullnet Maqelara, janë gjetur materiale në gjuhën arabe e fotografi të cilat demostronin lidhjet e tij me ideologjinë e radikalizmit islamik. Analizae dokumentave, mterialeve informatike, përgjimet telefonike të kryera nga forcat e antoterrorizmit çuan në zbulimin e lidhjeve të Vullnet Maqellara me tunizianin 28 vjecar Firas Barhoumi, i cili gjendej në Irak e luftonte në radhët e terroristëve të ISIS.Përgjimet, makinë eksploziv kundër të pafevePërgjimet e bisedave mes tyre në internet kanë vërtetuar se ka qënë pikërisht Firas Barhoumi i cili ka ndikuar në radikalizmin e Vullnet Maqellara.Bisedat mes tyre janë në gjuhën italiane. "Do të marr një makinë me eskploziv e do të bëj një operacion kundër kuffar( të pafeve)," është shprehur në një nga bisedat në internet Firas Barhoumi me Karlito Brigande. Më 20 tetor 2015 Firas Barhoumi i dërgon Vullnet Maqelaras një mesazh audio me anë të një softwar Telegram në të cilin e fton ti bashkohet luftës së ISIS e të vij në Irak. "Vëllai im , do të shkoj gjithcka mirë ishallah, kur të vishkëtu do të sistemoj gjithcka për ty, mjaft që të programosh nisjen e të gjesh një dokument fallso për të mbërritur këtu", shprehet në një bisedë on line Firas Barhoumi.Ndërsa Vullnet Maqellara përgjigjet; "Vëllai im unë jam gati, mjaft që të më tregosh rrugët, gjërat që duhet të bëj e unë do të vij,... ishallah" "mjaft që ti të vish në Turqi e për gjithcka tjetër , mendoj unë" pèërgjigjet Firas Barhoumi. Për këte kam programuar një operacion kamikaz kundër kuffar, por nëse ti më premton se vjen muajin tjetër unë e shtyj datën eoperacionit."Po më 20 tetor të 2015 Karlito Brigande kontanton përsëri Firas Barhoumi e thotë; "fola me një mik e duhet pak kohë, 10 ditë, 20 ditë e ishallah jam tek ty., do marr avionin e do vij aty ku më ke thënë ti... ishallah."Arrestimi i KurtishitOperacioni antiterrorizmit në Itali coi në arretimin gjatë natës së shkuar dhe të maqedonasit tjetër shqiptar 26 vjecarit Abdula Kurtishi, i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar si i arratisur nga burgu i vendit të tij ku ishte i dënuar me 8 vjet për grabitje, Në Itali kishte mbërritur nën një identitet fals në tetor të 2015 pasikishtë udhëtuar në disa vende europiane. Hetimet kanë vërtetuar lidhejt e4 tij të ngushta me Vullnete Maqellara. Në kuadër të këtij operacioni Prokuroria italiane ka kyerkontrolle të shumta ndaj personave që kanë qënë në kontakt e lidhej me dy maqedonasit e arrestuar.
/Oranews.tv/