Balla: Blushi thotë se do Shqipërinë, por në fakt do një karrige

Deputeti Taulant Balla ka komentuar punimet e Asamblesë Kombëtare. Në rrjetin social Fb, ai  e konsideron si Asamblenë si të frytshëm.Duke komentuar deklaratën e deputetit socialist Ben Blushi, Balla thotë se më shumë se çdo gjë tjetër Blushi kërkon një karrige. Ai shkruan se kjo është një lojë e vjetër e tij, sepse ka 10 vjet që bën të njëjtën gjë.Reagimi e Ballës në FBSot zhvilluam nje mbledhje shume te frytshme te Asamblese Kombetare. Nje mbledhje qe konfirmoi se Partia Socialiste eshte e vetmja force udheheqese ne Shqiperi dhe e vetmja parti ku demokracia e brendshme eshte forca e saj frymezuese.Blushi thote dua Shqiperine sepse kujton qe mund ta mbuloje me Shqiperine faktin qe tanime e dine te gjjthe: Qe ai ne fakt me shume se c'do gje sot do nje karrige! Mesa duket e ka kuptuar edhe ai vete qe loja e statutit nuk e mbulon dot me kete fakt dhe tani therret ne lojen e tij Shqiperine! Loje e vjeter shume dhe kjo historia e Blushit aspak e re. Ka te pakten 10 vjet qe ben te njejten gje!Une e dua Shqiperine dhe nuk prita mbledhjen e asamblese per ta thene kete. Dhe as nuk guxoj qe emrin e madherishem te Shqiperise ta perdor per politiken e dites. Por gjithashtu kam zgjedhur Partine Socialiste te Shqiperise si instrumentin e demokracise per te dhene kontributin tim per kete vend. Partia Socialiste ka sot pergjegjesine per te europianizuar Shqiperine.balla