Kamerat ruse filmojnë veprat e mira

Kur një meteor shpërtheu në qiellin e Rusisë në Shkurt të këtij viti, ngjarja nuk ngeli pa u filmuar nga qindra kamera të ndryshme. Kjo sepse shoferët në Rusi mbajnë kamera në xhamin e përparmë të makinës. Ato përdoren si masa për të dalluar mashtrimet që kërkojnë dëmshpërblime nga kompanitë e sigurimeve.Videot e gjendura online nga këto kamera janë të aksidenteve zakonisht, nga më të çuditshmit deri tek ata më tragjikët. Megjithatë dikush ka mbledhur akte të mira të filmuara pikerisht nga këto kamera. Ngjarje rastësore që na ngrohin zemrën."Bota nuk është pa njerëz të mirë," shkruhet në video, "Çdo veprim mund të kthehet në mirësinë më të madhe nëse bëhet me vetëmohim. Kur ishte hera e fundit që bëtë një gjë të mirë"?