Gorrilla ndërron bananen me specin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2013, 13:44
Pothuajse të gjithë njerëzit e lidhin automatikisht një majmun me një banane. Një imazh i natyrshëm, i pasqyruar në shumë dokumentarë rreth jetës së egër, ai megjithatë nuk është i vetmi, siç tregoi edhe një gorillë e një kopështi zoologjik në Londër.Mëngjesin e së premtes, gorilla 15-vjeçare, për befasinë e të gjithëve, u fotografua duke ngrënë diçka shumë larg bananas, një spec jeshil, mjaftueshëm për t’i lejuar primatit të quajtur Kembuka, që të bënte xhiron e botës si një kuriozitet në mediat ndërkombëtare.


